FB

April 9, 2021 | 8:31

Paniku, simptomat dhe mënyrat e vetëkurimit

 

 

Nëpërmjet këtij materiali, lexuesit dhe pjesëmarrësit në auditorë apo klasë, do të marrin njohuri në lidhje me çfarë është paniku, simptomat, pse ndodhin dhe mënyrat për të ndaluar sulmet e panikut.

Objektivat: Lexuesit apo pjesëmarrësit në përfundimi i trajtimit të këtij materiali do të jenë në gjendje që të:

Objektivi 1. Njohin konceptualitetin dhe përkufizimin e panikut

Objektivi 2. Kuptoni simptomat e atakut të panikut dhe mënyrat e vetëkurimit

Objektivi 3. Përvetësoni simptomat dalluese të sulmit në zemër apo sulmit të panikut

Objektivi 4. Përcillni  të dhëna mbi krizat e panikut

Objektivi 5. Vlerësimi i Këshillave “Be the Change”, në lidhje me Ataket e panikut”- Si krijohen në organizmin njerëzor dhe a janë të rrezikshëm? 

Objektivi 6. Krahasoni dallimet midis Ankthit dhe Panikun – pse ndodhin dhe cilat janë zgjidhjet që duhen?

ilia

Përgatiti Prof.Assoc.proc.Doc.Dr.Ilia S.LARTI

 

Një sulm paniku vjen papritur dhe të godet në qelizë. Trupi përpiqet ta luftojë por pa sukses. Sulmi i panikut mund të ndodhë edhe kur je në gjumë, pa asnjë arsye në dukje të vlefshme. Një sulm paniku vjen papritur dhe të godet në qelizë. Trupi përpiqet ta luftojë por pa sukses. Sulmi i panikut mund të ndodhë edhe kur je në gjumë, pa asnjë arsye në dukje të vlefshme. Ndihesh i/e pashpresë, i/e humbur dhe mendja të duket sikur do të ikë. Më poshtë do të trajtojmë shenjat që do të tregojnë se do të përfshihet një njeri nga një sulm paniku. Tek një njeri që përfshihet nga paniku, ndjesia e adrenalinës shton rrahjet e zemrës. Në raste të tilla, përjetohet një shtrëngim dhe dhimbje në kraharor dhe vështirësi të mëdha në frymëmarrje.

 

Objektivi 1. Njohja e konceptualitetit dhe përkufizimit të panikut

Një atak paniku është një gjendje frike e tmerri intensiv, që fillon papritmas, është pothuajse i papërballueshëm dhe që shoqërohet nga një shumëllojshmëri klasike simptomash, të cilat shfaqen befas dhe arrijnë pikun brenda pak minutash.

Ataket e panikut  janë shumë të shpeshta, kur një person shpenzon kohë të konsiderueshme me frikën dhe me prokupimin për të parashikuar atakun e ardhshëm të panikut, mund të thuhet se ky person vuan nga një çrregullim paniku.

Për të bërë diagnozën e çrregullimit të panikut, pacienti duhet të ketë një minimum prej katër ose më shumë nga simptomat mëposhtme: dhimbje gjoksi, ndjesi të dridhurash apo të nxehti, në trup, ndjesia e mbytjes, gulçime, rrahje të shpejta dhe aritmike të zemrës, ndjesi shpimesh si gjilpëra, mpirje në gjymtyrë, djersitje e tepruar, nauzea ose vjellje, marramendje të shpeshta apo dridhje në të gjithë trupin.

Është shumë e rëndësishme që të përjashtohet gjithmonë çdo shkak i mundshëm fiziologjik i simptomave të panikut. Pra realisht nuk ekziston asnjë faktor i vërtetë fiziologjik për pasjen e ndonjë sëmundjeje apo shqetësimi fizik, është i gjithi i krijuar nga mendja dhe nga faktorët psikologjik , siç është për shembull frika.

Ataku i panikut është formë e fuqishme e përjetimit të ankthit në episode të shkurtra kohore, që zgjat mesatarisht deri 10 minuta. Vjen papritur dhe nuk ka një shpjegim të arsyeshëm. Duket sikur bota po shembet nën këmbët e tuaja.

1

Si të ndalojmë një panik ataku përpara se gjërat të shkojnë vërtetë keq? Këto janë disa teknika që do ju ndihmojnë gjatë përjetimit të një atak paniku:

Panik: Frikë e madhe, e papërmbajtshme, që zë një njeri e që përhapet menjëherë në një turmë, shpesh pa shkak ose pa e ditur arsyen; rrëmujë e përgjithshme që shkakton kjo frikë.

Ataku i panikut është thjesht një sinjal që diçka tjetër brenda teje nuk po shkon siç duhet. Ai nuk është problemi në vetvete. Ajo që duhet të mbani mend është se ataku i panikut është si qeni që leh, por nuk kafshon.

Paniku karakterizohet si një episod alarmi, frike, paniku i cili fillon menjëherë, mund të zgjasë rreth gjysmë ore.

Kur njeriu është në këtë fazë mund të shfaqë dridhje te trupit te pakontrollueshme, marrje fryme, rrahjet e zemrës shpejtohen, djersitet, i merren mend dhe po ashtu mund të ketë ndjesi shtrëngese në fyt apo në kraharor. Kjo sëmundje ndryshon pak nga format e tjera të krizave të anktheve (anxiety attacks) sepse zakonisht atakët e panikut kanë fillim të menjëhershëm, të paprovokuar nga ndonjë stimul i jashtëm dhe e kthejnë individin krejt të pamundur nga ana fizike.

Gjithashtu, simptomat mendore emocionale i influencojnë pozitivisht simptomat fizike dhe anasjelltas, duke krijuar një rutinë ciklike. Zakonisht ata që kanë përjetuar një sulm paniku në jetën e tyre ka shumë mundësi ta përjetojnë përsëri. Kur simptomat dhe episodet janë kronike atëherë diagnoza kthehet në sëmundje paniku (panic disorder).

 

Objektivi 2. Kuptimi i sulmeve të simptomave të panikut dhe mënyrat e vetëkurimit

Sulmi i panikut është i përcjellë me ndjenja të sikletshme që krijohen pa ndonjë shenjë apo paralajmërim më të hershëm. Këto sulme mund të ndodhin në cilindo moment, madje dhe gjatë gjumit. 

Personi që përjeton sulme të panikut ka ndjenjën që është në pyetje sulmi në zemër dhe që do të vdesë menjëherë. Frika dhe ndjenja e sikletit të cilat janë të pranishme gjatë sulmit nuk mund të krahasohen me asnjë situatë tjetër të përditshme. Simptomat më të shpeshta të sulmit të panikut janë:

Puna e shpejtuar e zemrës;

Ndenja e dobësisë, marramendja dhe të rënit fikët;

Ndjesia e therjes në duar dhe gishta;

Ndjenja e frikës nga vdekja e papritur;

Dhimbjet në gjoks;

Problemet me frymëmarrje;

Reduktimi i vetëkontrollit;

Djersët e ftohta.

Sulmet e panikut në parim janë të shkurtra, zgjasin më pak se 10 minuta. Personat që kanë përjetuar një herë sulm të panikut e përjetojnë më shpesh, në krahasim me personat që nuk e kanë përjetuar kurrë.

Personat të cilët kanë përjetuar njëherë sulme të panikut ndjejnë ankth dhe frikë kronike sepse nuk mund të parashikojnë kur do të ndodhë sulmi i ardhshëm. Femrat dyfish më shpesh përjetojnë sulme të panikut.

Ekspertët ende nuk e dinë arsyen e saktë të këtyre sulmeve. Megjithatë, është dëshmuar që sulmet janë më të shpeshta te personat që momentalisht janë duke kaluar nëpër ndryshime të mëdha jetësore (martesa, lindja e fëmijës, punësimi i parë). Po ashtu ekzistojnë dëshmi që sulmet e panikut barten gjenetikisht.

Personat që vuajnë nga sulmet e panikut kanë rrezik më të madh nga krijimi i depresionit, kryerja e vetëvrasjes ose keqpërdorimi i alkoolit ose drogës.

Fatmirësisht, sulmet e panikut mund të shërohen. Psikoterapia ose ilaçet janë treguar të suksesshme. Nëse ilaçet janë të domosdoshme, doktori juaj do t’ju rekomandojë ilaçe kundër ankthit, por edhe ilaçe kundër depresionit të cilët njëkohësisht lehtësojnë ankthet.

Sulmet e panikut janë diçka për çka njerëzit nuk flasin me shumë qejf, sepse personat që kalojnë nëpër sulmet e tilla shpesh mendojnë që janë të çrregulluar mentalisht dhe vjen deri te krijimi i ndjenjës së turpit para publikut. Nëse kaloni nëpër këto sulme, mos hezitoni të kërkoni ndihmë nga familja, miqtë partneri ose eksperti.

3

Objektivi 3. Përvetësimi i simptomat dalluese të sulmit në zemër apo sulmit të panikut

Dhimbja në gjoks ose krahë, mungesa e ajrit dhe dridhjet janë të gjitha simptomat që na frikësojnë deri në një shkallë aq të madhe saqë menjëherë i drejtohemi mjekut. Të qenit i alarmuar është e drejtë, pasi këto dhimbje specifike mund të lidhen shumë me një atak në zemër, por shpesh këto janë vetëm sinjale që na informojnë se kemi një sulm paniku. 

Një sulm i ankthit (ose i panikut) dhe një sulm në zemër, në fakt, kanë simptoma shumë të ngjashme: dhimbje të forta në gjoks, djersitje, kruajtje, probleme të frymëmarrjes, të përziera. Fakti që një sulm në zemër mund të shkaktojë panik, bën gjithçka edhe më konfuze. Megjithatë, mund të mësoni të dalloni simptomat e dy sëmundjeve.

Simptomat e një sulmi në zemër:

Dhimbja në gjoks përshkruhet si e madhe dhe zakonisht shfaqet në mes të gjoksit.

Dhimbja mund të ndihet edhe në krahun e majtë dhe në shpatull.

Nuk është e pazakontë që dhimbja të rrezatojë në qafë, dhëmbë dhe nofulla.

Intensiteti i dhimbjes mund të ndryshojë dhe zgjat më shumë se 5 minuta, pa u prekur frymëmarrja.

Ka një ndjesi kruajtjeje, shpesh vetëm në krahun e majtë.

Ju filloni të keni djersë të ftohta dhe një ndjenjë përzierjeje.

Ndjenja e frikës rritet në lidhje me dhimbjen e gjoksit dhe shqetësimin për vdekjen.

Në përgjithësi, në rast të një sulmi në zemër, njerëzit nuk ndjejnë vështirësi në frymëmarrje, përveç kur sulmi në zemër shkakton sulme paniku.

 

Simptomat e një sulmi paniku:

Sulmi i panikut mund të shfaqet në situatat më të zakonshme dhe shkaktohet nga një sërë arsyesh që duhet të studiohen në forume të përshtatshme. Sidoqoftë, ne mund të mësojmë të njohim simptomat e një sulmi ankthi:

Simptomat e një sulmi ankth zakonisht arrijnë kulmin pas 10 minutash.

Dhimbja ndodhet në zonën e kraharorit dhe shfaqet me ndërprerje: ajo del dhe shkon larg.

Ndjesia e djegies dhe mpirja ndihet jo vetëm në krahun e majtë por edhe në krahun, këmbën dhe gishtat e djathtë.

Personi i prekur nga një sulm paniku nuk arsyeton në mënyrë racionale dhe papritur kapet nga frika e paarsyeshme.

Sidoqoftë, nëse nuk mund ta kuptoni natyrën e dhimbjes suaj, drejtojuni menjëherë mjekut. Pritja nuk është një opsion i parashikuar në të dyja rastet.

 

Simptomat dominuese janë rrahjet e shpejta të theksuara të zemrës, dhimbja në gjoks, ndjenja e mbytjes, marramendja, ndjenja e diçkaje joreale e shoqëruar nga frika e vdekjes, humbjen e kontrollit, me humbjen e ndjenjave apo me humbjen e trurit (çmenduri). Simptomat mund të manifestohen edhe me shtrëngim apo ngërç në zonën e stomakut e cila përhapet shumë shpejt në pjesën e kokës dhe të qafës. Si pjesë e simptomave  të shpeshta shoqëruese shfaqet edhe dobësia e muskujve, dhimbja e muskujve, mpirje apo dhimbje në trup. Sindromi i tërheqjes nga shoqëria mund të shfaqet si komplikim i pranisë së zgjatur i çrregullimit të panikut, dhe kjo sjellë në mënyrë të pashmangshme depresionin dhe mungesën e vazhdueshme të shpresës përsa i përket mendimit për veten dhe mendimit se nuk keni rrugëdalje.

Për cilët njerëz bëhet fjalë?

Kryesisht bëhet fjalë për persona të cilët vazhdimisht të tensionuar, shumë shpesh të shqetësuar, me një nevojë shumë të theksuar për të rënë në të të tjerëve dhe për ti kënaqur ata, persona të cilët vazhdimisht kujdesen për të mos bërë gabime, tepër të ndërgjegjshëm, të ndjeshëm, tepër pedantë, për ata persona të cilët thonë se:

“Nuk i durojnë padrejtësitë”, si dhe për ata të cilët mbingarkohen me përgjegjësi dhe punë.  

Personat me këtë përshkrim të karakterit janë shumë më të prirur ndaj stresit, dhe është e njohur se shumica e atyre që vuajnë nga sëmundja e panikut, ka një prani të situatave të identifikuara apo të fshehura të stresit të cilat janë parakusht për shfaqjen e çrregullimit.

Ataku në zemër është një nga sëmundjet më të përhapura të zemrës në vendin tonë.

Një sulm paniku vjen papritur dhe të godet në qelizë. Trupi përpiqet ta luftojë por pa sukses.

Sulmi i panikut mund të ndodhë edhe kur je në gjumë, pa asnjë arsye në dukje të vlefshme.

Ndiheni të pashpresë, të humbur dhe mendja ju duket sikur do të ikë.

4

 

Më poshtë do të zbuloni shenjat që tregojnë se do të kaploheni nga një sulm paniku.

a.Shtrëngim në kraharor.Ndjesia e adrenalinës shton rrahjet e zemrës. Në raste të tilla, përjetohet një shtrëngim dhe dhimbje në kraharor dhe vështirësi të mëdha në frymëmarrje.

b.Ndjesia e mbytjes.Fyti ngushtohet dhe përtypja duket e pamundur. Në disa raste, sulmi i panikut shoqërohet me të përziera dhe të vjella. Këto ndjesi e bëjnë frymëmarrjen të vështirë.

c.Frika e fortë. Në këtë rast nuk po flasim për frikërat e përgjithshme që na vështirësojnë ditën, që ndonëse janë të pabazuara nuk na bëjnë të ndihemi sikur jemi buzë greminës.

Në rastet e një sulmi paniku, përjetoni ndjesinë që diçka vërtetë e tmerrshme do të të ndodhë ose do të vdesësh.

Pavarësisht se në rrethana normale, e di që kjo nuk është e vërtetë, terrori që ndien në rastet e një sulmi paniku, të pushton në mënyrë të frikshme.

d.Marramendje. Në rastet e një sulmi paniku, bota të vjen rrotull, ose të duket sikur po lundron në hapësirë pa kurrfarë kontakti me ambientin që të rrethon.

e.Djersitje dhe ethe. Kjo është një nga shenjat më klasike të ankthit dhe të sulmit të panikut. Mund të përjetoni djersitje në pëllëmbët e duarve por edhe në krahë, sqetulla e zona të tjera. Për më tepër, mund të keni edhe ethe.

f.Dridhje dhe therje. Në rastet e një sulmi të tillë të dridhet i gjithë trupi. Gjaku rrugëton drejt zemrës dhe muskujve ndërsa përjetoni ndjesinë e therjes ose mpirjes në gishtat e duarve dhe të këmbëve.

g.Kohëzgjatja e një sulmi paniku. Një sulm paniku godet menjëherë dhe arrin kulmin 10 minuta pas shfaqjes së simptomës së parë. Rrallëherë ndodh që sulme të tilla të zgjasin më shumë se një orë.

Në shumë raste ato zgjasin 20-30 minuta, por kohëzgjatja nuk është standarde.

gj.Sulm në zemër. Simptomat janë të ngjashme: Dhimbje kraharori, vështirësi në frymëmarrje, marramendje, djersitje dhe ndjesia e të mos paturit gjërat nën kontroll.

Nëse është hera e parë që përjetoni diçka të tillë, dhe nëse familjarët tuaj kanë pasur probleme me zemrën, ju rekomandojmë të shkoni menjëherë në urgjencë.

h.Koha për mjekun. Nëse keni përjetuar një ose dy sulme të tilla, ndoshta nuk keni nevojë të shqetësoheni.Por nëse sulme të tilla ju ndodhin shpesh, atëherë duhet të  takoheni me mjekun për të kuptuar shkaktarët e sulmeve dhe mënyrat e menaxhimit të tyre.

Vetëm mjeku mundet të dallojë nëse bëhet fjalë për një sulm paniku apo probleme më të thella me zemrën.

i.Shkaktarët. Sulmi i panikut shpesh ka lidhje me stresin ose me një problem fizik. Një prej tyre është tiroidja e cila prodhon më shumë hormone.

Mund të bëhet fjalë edhe për nivele të ulëta të sheqerit në gjak, nivele të larta të kafeinës ose përdorimi i amfetaminës, kokainës, drogave të tjera ose alkolit.

j.Çrregullimet e Panikut. Nëse jeni të shëndetshëm por sërish vuani nga ky problem, atëherë mund të jeni duke u përballur me një çrregullim paniku. Ky çrregullim kërkon ndryshime të rutinës suaj.

k.Zgjidhja. Hapi i parë është që të kuptoni se çfarë po ndodh. Nëse bëheni të vetëdijshëm që sulmi nuk do të shkaktojë probleme, do të zgjasë pak minuta dhe u ndodh edhe të tjerëve, do të jeni më pak të shqetësuar.

Terapitë dhe medikamentet në disa raste mund të ofrojnë shpëtim.

l.Marrëdhëniet njerëzore. Ankthi lulëzon nga vetmia. Takohuni, flisni dhe rrini me miq dhe të afërm.

Nëse nuk keni të tillë, përpiquni të bëheni pjesë e klubeve të ndryshme, aktiviteteve ku mund të takoni njerëz me interesa të përbashkëta me të cilët mund të krijoni marrëdhënie të mira shoqërore.

m.Gjumi. Përpiquni të flini 7-9 orë në ditë. Mbajeni dhomën e gjumit të freskët, në errësirë dhe larg zhurmave.

Mos shikoni televizor, kompjuter apo telefon përpara se të flini gjumë.

Krijoni një rutinë gjumi gjatë gjithë javës, edhe në fundjavë.

n.Aktiviteti fizik. Kryeni të paktën 30 minuta aktivitet fizik në ditë. Do të ndiheni më pak të stresuar dhe gjasat e një sulmi paniku do të përgjysmohen.

Ecni, vraponi, notoni, kërceni, alternativat janë të panumërta. Shmangni duhanin, kafeinën dhe alkolin.

Këto janë shkaktarë të një sulmi paniku, por edhe mund ta përkeqësojnë atë.

Medikamente si ato kundër alergjive, të ftohtit ose ato dietike kanë një efekt të ngjashëm.

Konsultohuni me mjekun nëse keni nevojë të ndryshoni diçka në rutinën tuaj.

o.Qetësimi. Meditimi dhe vetëkontrollo ndihmojnë në qetësimin tuaj. Merrni frymë thellë dhe në formë të kontrolluar që të qetësoheni që në fillim të shfaqjes së simptomave të sulmit.

4

Objektivi 4.  Përcjellje e të dhëna mbi Krizat e panikut

Krizat e panikut janë ndarë ne tre kategori:

1.Krizë paniku spontane: Kriza vjen pa asnjë shenjë paralajmëruese, ditën apo natën. Nuk ka të bëjë me aktivitetet që njeriu është duke bërë në atë moment (mund të jetë edhe duke fjetur). Nuk ka të bëjë me ndonjë provokim të jashtëm apo me ndonjë stimul specifik.

2-Kriza specifike paniku: Këto kriza provokohen nga ndonjë nxitje (stimulus) i frikshëm apo traumatik. Psh., njerëzit që kanë frikë të gjenden në mes të një grumbulli të madh njerëzish apo kur njeriu viziton vende traumatike apo kujton situata trauamtike të së kaluarës.

3-Kriza paniku të predispozuara nga situata të jashtme: Krizat mund të fillojnë në disa situata apo ambiente të caktuara por jo çdo herë që gjenden në ato situata apo ambiente. Për shembull, dikush mund të këtë një krizë paniku kur është duke ngarë makinën, edhe pse nuk kanë ndonjë frikë apo ankth nga kjo situate.

Gjithashtu, jo çdo herë që vizitohen këto ambiente fillojnë krizat. Shumë njerëz që vuajnë nga krizat e panikut tregojnë një frikë të papërmbajtshme sikur do vdesin ose një ndjesi çmendurie. Zakonisht, kur njeriu fillon të ndiejë shenjat e para të panikut (kur nuk është spontan), i erren sytë dhe nuk kontrollon gjymtyrët (këmbët) dhe bie përtokë. Shumë herë vijnë në vete kur trajtohen në urgjence.

4-Ankthi jep kriza paniku: Rreth 2 % e popullatës kanë përjetuar një lloj forme të krizës së panikut. Njerëzit me frikë/ankthe të ndryshme (p.sh. agorafobi, frika ndaj insekteve apo mikrobeve), përjetojnë më shumë kriza paniku, sidomos kur vijnë në kontakt me stimulin (nxitjen) e frikës. Kriza të tilla kalojnë shpejt kur stimuli i frikës hiqet apo largohet nga pacienti. Kur krizat bëhen kronike, simptomat bëhen më të rënda dhe si rrjedhim dobësojnë jashtëzakonisht shumë sistemin nervor për disa ditë. Krizat e panikut zakonisht shfaqen në moshë të re (20-at) dhe femrat janë 2 herë më tepër në rrezik për të shfaqur kriza paniku sesa meshkujt. Zakonisht krizat e panikut ngatërrohen me atak zemre gjë që ndikon negativisht në vetë-diagnozën e krizës.

5.Adrenalina, përgjegjëse për ankthin: Një sëmundje fizike e quajtur hypoglycemia është gjendur të jetë shkaktare për kriza paniku. Ata që vuajnë nga hypoglycemia kanë receptorë defektive për substancën insulinë, gjë që nuk lejon kalimin e suksesshëm të sheqerit në membranën e qelizave. Kur niveli i sheqerit në gjak ulet shumë, truri dërgon sinjale alarmi në qendrat hormonale duke i sinjalizuar të prodhojnë adrenalinë. e cila është përgjegjëse për krizat e panikut. Tre forma është shfaqja e panikut tek të gjithë njerëzit. Nëse keni përjetuar një formë, nuk është e thënë të mos përjetoni edhe të tjerat, në të treja rastet simptomat janë të kundërta.

6.Emocionet, shkaktarë të sëmundjeve: Mjekët e vjetër kinez mjaft mirë e kanë ditur se emocionet luajnë role të rëndësishme në organizmin e njeriut. Ato janë në gjendje të shkaktojnë sëmundje të llojllojshme madje edhe te njerëzit shumë të fortë. Mjafton që të godasin në vende më të ndjeshme të organizmit dhe sëmundja fillon të marrë hov.

Të gjitha sëmundjet të shkaktuara prej gjendjes psikike apo çrregullimit të saj në mjekësi quhen sëmundje psikosomatike. Këto sëmundje shfaqen në relacionin shpirt – trup. Dy  herë më të prekura nga krizat e panikut janë femrat, krahasuar me meshkujt. Zakonisht krizat e panikut ngatërrohen me atak zemre gjë që ndikon negativisht në vetë-diagnozën e krizës.

Ndërkohë specialistët japin 5 këshilla, me anë të së cilave mund të kuptohet nëse bëhet fjalë për panik, depresion apo emocione. Të gjitha simptomat ndryshojnë nga njëra-tjetra.

6/a.Syri i majtë, kupton emocionet

Syri i majtë ka më shumë kapacitet,në krahasim me syrin e djathtë, që të kuptojë emocionet e atyre që na shikojnë. Kjo gjë e veçantë e syrit të majtë u konstatua nga një studim i American Academy of Neurology.

Syri i majtë është i lidhur me “qendrën e emocioneve” të sistemit nervor, pra me anën e djathtë të trurit dhe kjo e lejon të dallojë tipin e emocioneve të atyre që kemi përballë duke vëzhguar fytyrën e tyre. Dy për qind e popullatës kanë përjetuar një lloj forme të krizës së panikut. Njerëzit me frikë/ankthe të ndryshme (p.sh. agorafobi, frika ndaj insekteve apo mikrobeve), përjetojnë më shumë kriza paniku.

Rreth 20 vjeç është mosha kur nis të shfaqen krizat e panikut.  Kur krizat bëhen kronike, simptomat bëhen më të rënda dhe si rrjedhim dobësojnë jashtëzakonisht shumë sistemin nervor për disa ditë.

6/b.Krizat e panikut të trashëgueshme

Ka evidencë që krizat e panikut trashëgohen (shkaqe gjenetike), por gjithashtu kjo sëmundje mund të manifestohet edhe në njerëz pa histori familjare të tillë. Shkaqe të tjera përfshijnë strese të ndryshme, mënyrë mendimi fataliste (njerëzit që bëhen shumë merak për gjëra të ndryshme, sëmundje trupore dhe gjithashtu disa ilaçe. Shkaqet ekzakte të krizave të panikut ende nuk dihen, por në studime me kafshët janë identifikuar disa pjesë të trurit të cilat bëhen shumë aktive gjatë krizave të panikut. Për ata që marrin trajtim në fazat e para të shfaqjes së sëmundjes, shumica kurohen krejt duke mos pasur asnjë efekt negativ pasi mbarohet kurimi.

6/c.Shqetësimet
6/c.1- Kur një person provon prishje të theksuar të humorit dhe të ekuilibrit emocional atëherë mund të thuhet se ai person ka çrregullime të gjendjes shpirtërore.

6/c.2- Kur emocionet qëndrojnë në një pikë të ulët gjatë gjithë kohës dhe ne humbasim interesin për jetën,kjo do të thotë se po kalojmë një gjendje depresion.

6/c.3- Depresioni madhor-karakterizohet nga një gjendje e rënë shpirtërore dhe trishtim që shoqërohet me ndjenjën e fajit dhe të qenit i pavlefshëm.

6/d.4- Njerëzit kalojnë në gjendje depresive kur ata kanë probleme në punë,probleme bashkëshortore,ose kur ndjehen të pazotë për diçka që duan të bëjnë.

6/c.5- Shenjë e depresionit mund të jetë edhe prishja e gjumit, rënia në peshë, këputja, ndjenja e fajit të kotë.

5

Objektivi 5. Vlerësimi i Këshillave “Be the Change”, në lidhje me Ataket e panikut”- Si krijohen në organizmin njerëzor dhe a janë të rrezikshëm? 

Ju ka ndodhur ndonjëherë të ndjeni papritmas bllokim të frymëmarrjes, rrahje të shpejta të zemrës dhe marramendje ose djersitje të duarve? Këto simptoma vijnë papritmas dhe në më të shumtin e rasteve krijojnë ndjenja frike, se diçka po ndodh me shëndetin dhe veçanërisht me zemrën…           

a.Çfarë janë ataket e panikut, si krijohen në organizmin njerëzor dhe a janë të rrezikshëm?

Shumë herë dëgjojmë se një person i njohur ose mik ka përjetuar qoftë edhe një herë në jetën e tij atak paniku ose për më tepër mund të ketë ndodhur te ne dhe thjeshtë nuk kemi mundur ta evidentojmë. Për shembull, ju ka ndodhur ndonjëherë të ndjeni papritmas bllokim të frymëmarrjes, rrahje të shpejta të zemrës dhe marramendje ose djersitje të duarve?

Këto simptoma vijnë papritmas dhe në më të shumtin e rasteve krijojnë ndjenja frike, se diçka po ndodh me shëndetin dhe veçanërisht me zemrën. Në rast se nuk keni një diagnozë mjekësore që të ndërlidhet dhe të konfirmojë mendimin shkatërrues të krijuar, mund të shohim si sillet një atak paniku dhe ndoshta atëherë do mund të kuptojmë dhe, pse jo, ta falim për simptomat e fuqishme dhe të shëmtuara që na ka shkaktuar.

Fillimisht, ndjesia e frikës që kemi kur pësojmë atak paniku shfaqet pa ndonjë ngacmues specifik që mund të konsiderohet si burim. Por, mundet të jenë arsye dytësore që e përforcojnë, si lodhja fizike, konsumimi në sasi të lartë të kafeinës dhe në dobësimi i sistemit imunitar. Do mund të bëjmë një analogji të shfaqjes së atakut të panikut me shfaqjen e simptomave të para të gripit.

Është e rëndësishme të theksohet se në asnjë rast ataku i panikut nuk është i rrezikshëm në mënyrë direktive ndaj shëndetin, ndërsa mund të shfaqet dhe gjatë gjumit.  Por, le të shohim cilat janë simptomat që na drejtojnë në shpjegimin e ndjesive somatike.

Mendimi të cilin kanë shumica e njerëzve momentin e atakut të panikut është se po pësojnë atak kardiak. Ky mendim nuk ka bazë mjekësor, duke qenë se dhimbja e zakonshme në rast emfrakti (dhimbja qendrore në gjoks e orientuar kryesisht në shpatullën e majtë ose në mjekër) mbetet stabel. Ndërsa, në ataket e panikut dhimbja ka intensitet në rritje, për shkak të rritjes së oksigjenit në tru si pasojë e shpeshtimit të ritmit e thellësisë së frymëkëmbimit. Për më tepër, rrahjet e shtuara të zemrës dhe rritja e tensionit arterial që evidentohet gjatë një krize paniku, nuk i lejojnë individit të humbas ndjenjat dhe të kalojë në gjendje të fikti, edhe nëse ka ndjesinë. Në ato momente ekziston ndjesia e frikës se do humbas kontrollin, ndërsa në fakt ka aftësi reale të veprojë në mënyrën e duhur.

Gjithashtu, përgjatë krizës së panikut organizmi hyn në një gjendje vetëkontrolli ku vëmendja orientohet në aktivitetet somatike, në mënyrë që të reagojë në çdo moment për t’u mbrojtur.

Lidhur me raportet sociale të personit që përjeton atakun e panikut, shpesh pohohet, ndjesia e shmangies ose ndjenjat e turpit ndaj të tjerëve, veçanërisht nëse vihen në dijeni për përjetimet e tij. Në më të shumtën e rasteve njerëzit e tjerë nuk i dallojnë krizat e panikut, por kuptojnë sjelljet vetëmbrojtëse që zhvillon personi që vuan nga ataket. Këto reagime formohen nga individi për parandalimin dhe përballimin e atakut të radhës. Të gjithë, për shembull, që përballen me atake paniku zakonisht mbajnë me vete gjithmonë një shishe me ujë të ftohtë në rast se përjetojnë marramendje. Shishja e ujit shpjegohet si sjellje mbrojtëse.

Ataket e panikut kanë morfologji specifike. Karakteristika kryesore është se shfaqen papritmas dhe nuk ka një mënyrë rixhide që të përfundojnë. Megjithatë, largohen vetë pas disa minutash (afërsisht zgjasin deri 20 minuta). Por, mund të ndodhin atake paniku të përsëritura, të njëpasnjëshme që mund të zgjasin për disa orë. Rezultati kryesor lidhur me krizat, është se ndjesia e frikës nuk vjen si pasojë e një kërcënimi të jashtëm dhe as nga rreziqe reale.

Së fundmi, nuk duhet të lidhen ataket e ankthit me ataket e panikut. Kriza e ankthit diferencohet nga ataku i panikut kur nuk ka interpretim shkatërrimi të mundshëm vetjak të ndjesive somatike nga vetë personi (“diçka e keqe do ndodh”, “mund të vdes”, “mund të pësojë atak kardiak”).

{Jepini kohë atakut të panikut t’ju vërtetojë se nuk është i aftë t’ju dëmtojë në mënyrën që ju besoni në ato momente krize, thjeshtë ndoshta dëshiron t’ju rikujtojë, se ju nevojitet të kujdeseni gjithmonë për shëndetin tuaj psikik}.

b.Disa mënyra për të ndaluar sulmet e panikut

Sulmet e panikut janë shpërthime të pa pritura dhe të forta, panikut ose ankthit. Këto vështirësi janë  dërrmuese dhe kane simptoma fizike dhe emocionale

Shumë njerëz me sulme paniku mund të kenë vështirësi në frymëmarrje, djersitje të thellë, të dridhura dhe rrahje të forta të zemrës.

Disa njerëz gjithashtu përjetojnë dhimbje gjoksi dhe një ndjenjë të shkëputjes nga realiteti gjatë një sulmi paniku, duke menduar se po ndodh një sulëm në zemër. Të tjerë tregojnë se ndjejnë goditje në tru.

Sulmet e panikut mund të jenë të frikshme dhe mund t`ju godasin shpejt. Nëpërmjet këtij materiali do të përcjellim 11 strategji që mund të përdoren për të ndalur një sulëm paniku kur personi ndjen shpërthime të papritura:

Bëni frymëmarrje të thellë. Frymëmarrja e thellë mund të zvogëlojë simptomat e panikut gjatë një sulmi. Realizoni frymëmarrje të thella Brenda dhe jashtë përmes gojës, mbushni gjoksin me ajër, pastaj nxirreni ngadalë.

Jini të vetëdijshëm se kini një sulëm paniku. Duke pranuar se kini një sulëm paniku, në vend të një sulmi në zemër, mund të kujtoheni se kjo është e përkohshme, pa tjetër që do të kalojë dhe gjithçka do të rregullohet

Mbyllni sytë. Nëse jeni në një mjedis që ka veprime të shpejta me shume stimuj, kjo të ushqen sulmin e panikut. Për të zvogëluar stimujt, mbyllni sytë gjatë sulmit të panikut, kjo mund të bllokojë cdo stimul shtesë dhe ta bëjë më të lehtë të përqendroheni në frymëmarrjen tuaj.

Gjeni një objekt që duke u fokusuar në të ju sjell qetësim. Njeriu që e ndjen se është nën sulmin e panikut duhet të gjejë një objekt të vetëm dhe të përqendrojë gjithë vëmendjen e tija. Në këtë aspekt personi në panik fillon e përshkruan modelet, format, ngjyrat dhe madhësinë e objektit. Personi nën sulmet e panikut, fokuson gjithë energjinë e tij në atë objekt..si në një pemë apo lule të bukur, apo në rrezet e arta të një dielli në perëndim, etj.

Përdorni teknika për relaksimin e muskujve. Teknikat e relaksimit të muskujve (kryesisht masazhi dhe relaksimi me kremra dhe vajra të ndryshme etj.),  mund të ndihmojë në ndalimin e sulmit të panikut duke relaksuar anën e gjendjes fizike.

Imagjinoni vendin tuaj që ju ka bërë më të lumtur. Personi që ndjen se ka rënë nen sulmin e panikut mund të relaksojë veten  nëse Imagjinon:  

Një shtëpi prej dërrase në një kodër të gjelbëruar e përtej një liqen i kthjellët e me valë të qeta.

Një fushë e hapur e gjelbëruar me bar  dhe lule shumëngjyrëshe.

Një pllajë mali të mbushur me pisha të cilat lëkunden nga një erë e lehtë e cila shpërndan aromën dehëse të tyre.

Angazhohuni për të bërë fitnes, pa sforcime të mëdha. Fitnesi apo përgatitja fizike (ushtrime fizike, ecja e etj) ndihmon mjaft trupin e njeriut që ta mbushi me endorfinë (Endrofina e mban gjakun në trupin e njeriut në parametrat e duhur), e cila përmirëson  mjaft gjendjen fizike

Mbani livando në dorë. Livandoja është e njohur si qetësuese për stresin, ankthin dhe panikun. Ajo ndihmon që trupi i njeriut në gjendje paniku të relaksohet. Nëse nje person ndjen se po bie në kthetrat e panikut menjëherë duhet të vendosë disa pika në parakrah dhe në qafë.

Duhet të jeni të aftë për të kontrolluar emocionet tuaja. Nëse një person ndjehet se ka rënë në panik dhe ndjen trishtim, zemërim, mërzitje që të dali nga gjendje, duhet të jetë i aftë që të kontrollojë emocionet. Kjo aftësi mund të realizohet nëpërmjet të qenit optimist, aktiv, të menduarit për gjërat të gëzueshme dhe argëtuese

Merru me hobin tënd si me: pikturë, duke i rënë një vegle muzikore, disipline sportive etj. Fokusimi i një personi në hobin etij është një mënyrë për të bërë  “Higjienën e  Mendjes”. Betsan Corkhill, një terapist i cili përdor thurjen si hobi për klientët e tij, ka kryer disa kërkime për efektet terapeutike që ka angazhimi i njerëzve në hobi. Ajo që shkakton impenjimi tek një hobi është një gjendje relaksi dhe medituese, gjë që veç të tjerave ul nivelin e çrregullimeve që sjell Paniku.

Dëgjo  muzikë e cila ju pëlqen më shumë. “Një njeri që dëgjon muzikë që i pëlqen, në trupin tij prodhohen dopaminë e serotoninë, e cila e ndihmon të ndihet mirë dhe i përqendruar, por nga ana tjetër i bën sfidë dhe panikut.

Muzika përmirëson humorin tuaj. Kur jeni të stresuar, keni prirjen që të merrni vendime të nxituara. Një gjendje e mirë shpirtërore të ndihmon të arsyetosh më shumë para se të bësh një zgjedhje”,- shpjegon Lesiuk për New York Times.

 

Objektivi 6. Krahasimi i dallimeve midis Ankthit dhe Panikun – pse ndodhin dhe cilat janë zgjidhjet që duhen

a.Sulmi i Panikut në dallim nga Çrregullimi i Panikut

Vlerësohet se 3-5 % e popullatës së përgjithshme ka përjetuar së paku njëherë ne jetën e tij një Sulm të Panikut dhe kjo nuk paraqet ndonjë problem. Por kur Sulmet e Panikut janë të përsëritura dhe brengoseni vazhdimisht se ato mund të rishfaqen, kjo do të thotë se ju vuani nga Çrregullimi i Panikut, i cili është një formë e Çrregullimeve të Ankthit. Lajmi i mirë është që askush nuk ka vdekur nga ankthi apo nga sulmet e panikut. Mirëpo, nëse kjo gjendje lihet e patrajtuar, mund të përkeqësohet dhe të shkaktoj efekte të mëdha negative sa që mund ta bëjë të pamundur funksionimin e përditshëm të personit.

b.Simptomat e Sulmit të Panikut

Sulmet e Panikut janë episode të frikës dhe shqetësimit intensiv, të shoqëruara nga simptoma fizike, kognitive dhe emocionale, të cilat arrijnë kulmin për disa minuta dhe mund të zgjasin deri ne 20 -30 min dhe pastaj zhduken, të tilla si: rrahje të shpejta të zemrës, djersitje, dridhje, ngushtim në frymëmarrje, ndjesia se po ngulfateni, dhimbje në gjoks, nauze, marramendje, ethe, ndjesia e mpirjes së gjymtyrëve, derealizim (ndiheni si e shkëputur nga realiteti) ose depersonalizim (ndiheni si e shkëputur nga vetja), frika se po e humbni kontrollin dhe do të “çmendeni” si dhe frika se do të vdisni.

c.Sulmet e Panikut janë të paparashikueshme

Njerëzit që vuajnë nga Çrregullimi i Panikut do të kenë sulme paniku në baza të rregullta. Për disa, ajo mund të jetë dy herë në muaj, për të tjerët mund të jetë pothuajse çdo ditë, por këto sulme shpesh do të vijnë papritmas, pa shenja të dukshme paralajmëruese. Njerëzit që jetojnë me çrregullime paniku shpesh ndihen mirë një minutë, dhe krejtësisht jashtë kontrollit nga një sulmi tjetër paniku.

d.Shmangia apo ikja nga vendet apo situatat

Nëse keni përjetuar së paku një sulm paniku dhe jeni vazhdimisht i/e brengosur se në çdo moment mund të përjetoni një sulm të ri paniku, do ta keni të vështirë funksionimin e përditshëm. Si pasojë mund të filloni t’i shmangeni vendet apo situatat në të cilat e keni përjetuar më parë një sulm paniku nga frika se kjo mund të ndodhë përsëri (udhëtimi me transport publik, pritja në rend p.sh. ne bankë, qëndrimi në hapësira të mbyllura, udhëtimi vetëm larg shtëpisë, etj). Kjo mund t’ju bëjë të ndihemi i/e izoluar.

e.Shkaqet e Çrregullimit të Panikut

Nuk dihet me saktësi se çka e shkakton ose si vjen deri tek ky çrregullim, i cili shfaqet më shumë tek femrat se sa tek meshkujt, në proporcion 2:1. Kombinim i faktorëve gjenetik dhe atyre të mjedisit si dhe rrethanat e vështira jetësore të individit luajnë rol të madh, siç mund të jenë përjetimi i ngjarjeve traumatike.  Mendohet se personat që vuajnë nga ky çrregullim kanë më shumë aftësi ose ndërgjegjësim të shtuar për t’i identifikuar ndjesitë apo reagimet fiziologjikë në trupin e tyre, duke i interpretuar ato si te rrezikshme ose alarmuese , prandaj janë më vulnerabil nga ky çrregullim.

Nëse keni provuar mënyra të ndryshme ta tejkaloni këtë problem dhe vazhdoni t’i përjetoni këto simptoma, aq sa ua kanë dëmtuar kualitetin e jetës dhe funksionimin e përditshëm, bëni mirë të konsultohuni me psikologun klinik

6

Përfundime

Si t’i parandaloni sulmet e panikut?

Një nga mënyrat më të zakonshme për trajtimin e sulmit të panikut është kombinimi i ilaçeve të trajtimit së bashku me këshillim psiko-terapik. Ajo çfarë ka më shumë rëndësi është se përdoren doza të ulëta të terapisë anti depresive dhe ilaçe të cilat e zvogëlojnë ankthin. Është e domosdoshme që së bashku me marrjen e ilaçeve për trajtim të merret edhe këshilla psiko-terapike, e cila çon në gjetjen e mënyrave efikase të relaksimit dhe luftimit të stresit. Shkalla e përcaktuar e depresionit tek personat me çrregullime paniku është gjithmonë e pranishme, kështu që, këshillimi psiko-terapik fokusohet në gjetjen e mënyrave për të rikthyer “kuptimi i brendshëm” si dhe kthimin e kënaqësisë për jetën. Mënyra tjetër është luftimi i çrregullimit pa përdorimin e ilaçeve, në mënyrë natyrale, vetëm me anë të psikoterapisë. Terapitë e modifikimit të sjelljes ndihmojnë në ndryshimin e sjelljes  dhe frikës kundrejt ndjenjave të pakëndshme dhe mendimeve vetjake në mënyrën e reagimit në situata të caktuara.

I ashtuquajturi qëllim paradoksal mund të shërbejë në mënyrë efektive për shtypjen e suksesshme të panikut nëpërmjet pranimit të gjendjes vetjake dhe të lëshimit të frikës dhe simptomave të cilat shkaktojnë panik, në vend të përpjekjeve të vazhdueshme për të vendosur kontroll mbi to, që zakonisht e bëjnë persona të cilët përjetojnë sulme të tilla. Relaksimi dhe ushtrimet për frymëmarrje janë teknika shtesë të cilat mund të përdoren. Reduktimi i suksesshëm dhe i përditshëm i nivelit të ankthit është shumë i rëndësishëm sepse sulmi i panikut, edhe pse me një ndikim të dukshëm negativ tek individi, në thelb, paraqet vetëm një nga mënyrat më të zakonshme për lehtësimin e vazhdueshëm të tensionit të brendshëm.

Kini parasysh se karakteristika bazë e të ashtuquajturës çrregullim i panikut, është ankthi i fortë i përsëritur i cili shndërrohet në panik, pa patur një arsye reale të dukshme. Gjendje të tilla mund të shfaqen tek kushdo dhe në çdo kohë. Megjithatë, tek personat të cilët vuajnë nga ky çrregullim mund të gjejmë shumë ngjashmëri në aspektin e tipareve të tyre të personalitetit.

Mos harroni të Praktikoni frymëmarrjet e thella.

Mundohuni të relaksoni trupin tuaj, merrni frymë thellë vetëm përmes hundës dhe mbajeni frymën brenda deri në 5 sekonda, më pas nxirreni nga goja duke numëruar sërisht deri në 5.

 

* Ky informacion ka për qëllim që: të plotësojë e të mos zëvendësojë këshillat nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Nga ky informacion mund të merrni ato këshilla që ju përshtaten rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top