Psikofakt

December 3, 2020 | 8:44

Parime, të drejta, transparencë në një botë demokratike!

 

Ndodh shpesh, që NE, cenohemi në dinjitet, në të drejta, çdo ditë dhe prapë ne jemi viktimat e mentalitetit në një botë demokratike.

Ndonjëherë e duam demokracinë, por që nga fjalët, gjuhën që përdorim, apo ndonjëherë vendimet e marra nga lart-poshtë, arbitrare, me vepra nuk jemi demokratë.

PhD Donila Pipa

PhD Donila Pipa

Shumë herë i dimë të drejtat që kemi në punësim dhe në marrëdhëniet kontraktuale, por heshtim pasi themi ky është sistemi! Ndonjëherë ndodh që nuk jemi fare të informuar, as nga detyrimi që ka çdo punëdhënës që një kopje të kontratës, ligj apo rregullore të na i vërë në dispozicion, apo dhe të na informojë në raste ndryshimi të vendit të punës, apo dhe rasti paaftësi paguese dhe falimenti të ndërmarrjes, pasi nuk kemi sindikata!

Ne, shumë herë jemi lypës, por me diplomë, pasi ne shqiptarët jemi një popull i arsimuar, ku shumica e të rinjtë dhe të rejave, jo vetëm kanë një diplome bachelor-i, por edhe master-i! Por, shumë herë me diplomë, punojmë si kamerier dhe në Call Center. Dhe më kuptoni, nuk është turp të punosh një punë të ndershme, por a na paguhen orët shtesë, vallë kur punojmë më datë 28 dhe 29 nëntor, a paguhemi, apo  a dimë që kemi të drejtën ta marrin si ditë pushimi, si festë zyrtare?

Dhe ne vendosim të heshtim, pasi pronari po të dojë të lë dhe papunë, sidomos në këtë kohë Coivid-i!!!

Ne, si qenie njerëzore, apo palë në një marrëdhënie juridike, kemi të drejta të ndihemi të barabartë që nga momenti që aplikojmë për një vend pune, kërkojmë,  SOT, Transparencë;

Në momentin që paguhemi më pak se gratë apo burrat, për punë të njëjtë, apo shumë herë dhe me ngarkesë me të madhe sesa ta, Transparencë;

Në momentin që ndryshohet apo zgjidhet marrëdhënia e punës, pa respektuar, procedura, njoftim, kompetenca, Transparencë!

Ky shtet, politikanët, individët duhet të bëhen më transparentë, apo të realizohen dëgjesa me popullin, jo vetëm para zgjedhjeve, por çdo ditë, pasi parimi i transparencës, parimi i informimit, janë parime universale të ONP, KEDNJ, ku Shqipëria është pjesë si anëtare, apo Bashkimit Europian, ku jemi në proces integrimi, dhe duam të hapen negociatat për t’u bërë pjesë e familjes europiane!

Por përsëri, Unë, Dua besoj që ky shtet duhet të bëhet një shtet europian në respektimin e ligjit, të dinjitetit njerëzor dhe palëve, pasi nuk duhet të mbetemi vetëm në hartë dhe në shpirt europianë!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top