Editorial

February 9, 2018 | 12:05

Parlamenti Europian vendos të rishikojë vendimin për ndërrimin e orës

Ditën e djeshme Parlamenti Europian votoi për të mos hequr ende ndërrimin e orës, por shumica vendosi që të kryhet më parë një hetim mbi efektet që ndryshimi apo mos ndryshimi i orës do të sillte.

Studime të shumta kanë dështuar të arrijnë në një konkluzion të përbashkët, megjithatë kanë treguar se ka efekte negative tek shëndeti i njeriut. Për këtë arsye, eurodeputetët, me 384 vota pro dhe 153 kundër, kërkuan një studim shkencor përfundimtar përpara se të merret masa e heqjes së ndryshimit.

Ndërrimi i orëve është bërë i zakonshëm gjatë viteve ’70 , por është testuar edhe më herët, si nga Britania e Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shqipëria dhe Spanja ishin të parat në Europë që filluan të zbatonin orët e verët dhe orët e dimrit në vitin 1974.

Arsyetimi i atëhershëm ishte se nëse drita e diellit do të zgjaste më shumë në mbrëmje, atëherë dritat do të ndizeshin më pak. Por studimet e kanë hedhur poshtë këtë pretendim, pasi në terma vjetorë, një familje kursen më pak se 2.6 euro nga fatura e energjisë.

Përkundrazi, ndërrimi gjashtëmujor i orëve sjell më tepër efekte negative. Gjatë kësaj kohe ka më tepër infarkte, më shumë aksidente rrugore, dëmtime në shëndetin e të rinjve dhe të moshuarve, madje lopët prodhojnë më pak qumësht, ndërsa kafshët e tjera janë në rrezik.

Një tjetër mangësi është vështirësia për të ndërruar orët dhe adaptimi i rutinës së përditshme me ndryshimin. Nga kjo gjë vuajnë sidomos fëmijët, të moshuarit dhe njerëzit që janë më aktivë gjatë mbrëmjes, të cilët janë më të lodhur gjatë javës pas ndryshimit.

Probleme janë shfaqur edhe pas ndërrimit, pasi mund të bëjë që njerëzit të qëndrojnë më gjatë në mbrëmje, çka krijon probleme me gjumit, të cilat përkthehet në produktivitet të ulur në punë.

Teksa shumë deputetë u shprehën të zhgënjyer që heqja e kësaj praktike nuk u bë menjëherë, kishte dhe të tjerë që kërkuan të mos përdoret ora standarde (pra ajo e dimrit), por të qëndrojë gjatë gjithë vitit ora e verës.

Një lëvizje e tillë është ndjekur nga shtete si Turqia, Islanda, Argjentina, Kili, etj., të cilat kanë kaluar në orët e përhershme verore. Ndërkohë Rusia ka kaluar në orët standarde përgjithmonë, pasi gjatë orëve verore lindja e diellit vinte shumë vonë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top