Mirëqenie

October 8, 2016 | 6:00

Për lumturinë…

Të jeni të lumtur, më shumë se një kufi që duhet arritur, është një pikënisje në jetë. Lumturia vjen së brendshmi; është një zgjedhje. Ndër cilësitë e listuara, do të doja të shtoja edhe kurajën e këmbënguljen. Kurajë për të besuar te vetja dhe këmbëngulje për t’i çuar përpara idetë bëjnë ndryshimin mes një njeriu të lumtur dhe një të njeriu të trishtuar. Nëse doni ta ndryshoni jetën tuaj, para së gjithash duhet të besoni te vetja, pasi të tjerët nuk do ta bëjnë.

  1. Mos u krahasoni me të tjerët : Dihet që zilia vetëm dëmton, ndaj mendoni për suksesin tuaj vetëm si përmirësim pa e krahasuar atë me të tjerët;
  2. Shoqërohuni me njerëz pozitivë: Energjia pozitive tërheq vetëm energji pozitive, ndaj jepini vetes mundësinë për të qenë sa më pranë njerëzve që mendojnë sa më mirë për veten, jetën dhe të tjerët.
  3. Mos prisni mirati min e të tjerëve : Është mirë të kërkoni mendimet e të tjerëve, por njerëzit e lumtur janë besnikë vetëm të zemrës së tyre;
  4. Dëgjoni: Shoqërohuni sa më shumë me njerëz, të cilët i vlerësoni për mençurinë e tyre dhe merrni sa më shumë nga urtësia e tyre;
  5. Kultivoni sa më shumë marrëdhëniet shoqërore: Mos harroni t’u kushtoni kohë njerëzve që keni për zemër;
  6. Meditoni: Meditimi ju ndihmon ta mbani mendjen të përqendruar, qetëson nervat dhe shton qetësinë e brendshme;
  7. Hani mirë: Ajo që hani ndikon drejtpërsëdrejti në humorin tuaj dhe nivelin e energjisë, qoftë për një kohë të shkurtër apo edhe afatgjatë;
  8. Bëni ushtrime fi z i k e: Aktiviteti fizik përmirëson në mënyrë të menjëhershme gjendjen tuaj shpirtërore, zvogëlon stresin dhe shton lumturinë;
  9. Jetoni sa më thjesht: Evitoni kaosin dhe përzgjidhni rregullin, pasi zvogëlon stresin;
  10. Jini të ndershëm: Gënjeshtra rrit nivelin e stresit dhe vetëbesimi juaj do të bjerë tej mase. Dëmton marrëdhëniet tuaja personale dhe profesionale;
  11. Kontrolloni veten: Evitoni të merrni shembull mënyrën e jetesës së të tjerëve. Ju jeni unik dhe, për rrjedhojë, e jetoni jetën ashtu si dini e doni;
  12. Pranoni ndryshimin: Përqendrohuni në atë që mund të ndryshoni për të përmirësuar jetën tuaj

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top