FB

October 20, 2023 | 8:12

Pas verës dhe ekspozimit në diell, ja si t’i riktheni shkëlqimin lëkurës tuaj

Pas temperaturave të larta të verës dhe ekspozimit të madh në diell, lëkura ka nevojë të rimëkëmbet. Dëmet e shkaktuara nga dielli dhe larja e tepërt por edhe dehidratimi janë plotësisht të rikuperueshme falë ndryshimit në stilin e jetesës duke iu përshtatur stinës por edhe larmisë në ushqyerje.

6 Ushqimet më të mira për lëkurën që mund t’i hani në vjeshtë!

Patatja e Ëmbël

Patatja e ëmbël është një zhardhok shumë i rëndësishëm për shëndetin. Ajo është e pasur me vitaminat A dhe C të cilat jo vetëm pengojnë puçrrat dhe aknet por edhe ushqejnë fytyrën dhe e mbrojnë atë

Panxhari

Panxhari është një burim shumë i pasur i anthocianinës, një antioksidant i fuqishëm që eliminon inflamacionin në lëkurë dhe ngadalëson procesin e plakjes. Konsumi i rregullt i panxharit ndihmon edhe në parandalimin e rrudhave.

Mollët

Mollët janë shumë të pasura me fibër dhe vitaminë C. Kjo e fundit ndihmon në tonifikimin dhe hidratimin e lëkurës. Ajo mbron qelizat e lëkurës dhe përmirëson paraqitjen e jashtme duke penguar shfaqjen e rrudhave.

Barishtet e Egra

Barishtet e egra janë shumë të pasura me vitaminën E. Kjo ruan nivelin e lagështisë në lëkurë dhe mbron vajrat esencialë të saj të cilat pengojnë dëmtimet e shkaktuara prej radikaleve të lira.

Farat e Kungullit

Farat e kungullit janë shumë të pasura me zink. Ky mineral është thelbësor për formimin e qelizave të reja por edhe për prodhimin e kolagjenit kaq të nevojshëm për lëkurën.

Kungulli i Verdhë

Kungulli dhe kungulleshkat janë të pasura me beta karroten. Kjo e fundit ndihmon në normalizimin e prodhimit të yndyrës në lëkurë por edhe pengon aknet dhe inflamacionin.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top