Mirëqenie

January 30, 2020 | 10:36

Pastrojnë ajrin e shtëpisë dhe përmirësojnë gjendjen shpirtërore, ja përfitimet që sjell orkideja

Disa bimë shtëpiake, përveç që janë estetikisht të bukura, janë ideale për të dekoruar një cep të shtëpisë duke i dhënë një prekje gjelbërimit dhe pastrimit të ajrit. Ka shumë bimë dhe të gjitha kanë efekte të jashtëzakonshme  dhe të dobishme për shëndetin tonë.

Sot do flasim për një bimë shumë të veçantë për sa i përket bukurisë: orkideja. Sipas NASA, kjo bimë është ndër më të përshtatshmet për pastrimin e mjedisit duke filtruar dhe eliminuar substanca të ndryshme të dëmshme, këto janë: benzeni, formaldehidi dhe ksileni (ose triklorethileni), të cilat janë me shumicë në ajrin që thithim në shtëpi sepse lëshohen nga pajisjet shtëpiake, gatimi, ngjyra e mobilieve, produktet e pastrimit, qirinjtë dhe më shumë të tjera.

Përfitimet e orkideve në shtëpi

Padyshim që ato janë estetikisht të bukura dhe mund të mbushin mjedisin falë ngjyrave të tyre të veçanta, por ato nuk janë thjesht bimë që janë të bukura për t’u parë, ato janë gjithashtu një mënyrë natyrale dhe e këndshme për të pastruar ajrin nga të gjithë ndotësit që e karakterizojnë atë. Para së gjithash, si të gjitha bimët e tjera, ato largojnë dioksidin e karbonit nga mjedisi për ta shndërruar atë në oksigjen: i domosdoshëm për njerëzit.

Akumulimi i ksilenit në trupin tonë do të ishte fajtori kryesor për lodhjen kronike, nervozizmin dhe dhimbjen e vazhdueshme të kokës. Falë orkideve, ne mund të ndihmojmë në pastrimin e ajrit të këtyre substancave të dëmshme dhe shumë dehëse në mënyrë që të shmangim fillimin e këtyre sëmundjeve. Gjithashtu orkideja ka aftësinë për të përmirësuar gjendjen shpirtërore falë harmonisë që krijon në mjedisin ku është vendosur. Nëse drita ju lejon, do të ishte ideale të vendosnit dy ose tre në secilën dhomë!

Si të kujdeseni për orkidetë?

Orkidetë janë padyshim të bukura, kur janë në lulëzim ato paraqesin veten në bukurinë e tyre maksimale. Ka shumë ngjyra dhe mbi të gjitha shumë lloje, sot do të flasim për më të zakonshmet: Phalenopsis.

Phalenopsis janë mjaft të lehta për t’u kujdesur, megjithatë nëse duam të sigurojmë një ri-lulëzim të përsosur dhe t’i bëjmë ata të ndjehen mirë duhet t’u kushtojmë atyre një vëmendje të veçantë shtesë. Kjo bimë e do dritën edhe pse nuk duhet të ekspozohet asnjëherë drejtpërdrejt në rrezet e diellit, urren ujin e ndenjur dhe nuk pëlqen të zhvendoset, kjo është arsyeja pse pasi të keni zgjedhur vendndodhjen e saj, do të duhet ta lini atë atje. Vendi ideal është para një dritareje, duke kontrolluar gjithmonë se nuk e prek dielli (sidomos në verë kur është shumë i nxehtë).

Mund ta vendosni në shtëpi ose mbase në zyrë, gjëja e rëndësishme është që ekziston shkalla e duhur e dritës dhe lagështisë në ajër. Mos e mbani atë në një mjedis të ftohtë, sepse nuk mund të rezistojë, pasi është me origjinë nga zonat tropikale. Idealja do të ishte që temperaturat të mos binin më poshtë se 18/16 °C.

Si t’i ujisni orkidetë?

Ujitja e gabuar është një nga shkaqet kryesore që çon në vdekjen e kësaj bime, për këtë është e nevojshme të ndiqni disa masa paraprake.

Para së gjithash, ju duhet të dini se uji i tepërt është i dëmshëm për to, gjitashtu ujin e çezmës vlojeni, para se t’ia hidhni, në mënyrë që të largohen substancat e pranishme. Ideale do të ishte përdorimi i ujit të shiut.

Ka dy mënyra për të ujitur orkidet:

Zhytja: futni plotësisht enën plastike të bimës në një tas që përmban ujë në temperaturën e dhomës, kini kujdes që mos ta lini ujin të shkojë mes gjetheve. Lërini rrënjët të marrin ujë mjaftueshëm, rreth 10/15 minuta, më pas hiqeni dhe lëreni të kullojë mirë, shmangni enët e errëta sepse rrënjët kanë gjithashtu nevojë për dritë.

Hedhja e ujit direkt: parashikon ujitje pa u zhytur, kjo teknikë konsiston në hedhjen e pak uji direkt nga ena, padyshim me shumë kujdes, në mënyrë që të mos lagen gjethet e saj.

Si ta kuptoni kur është koha për të ujitur një orkide?

Në dallim nga bimët e tjera, orkideja nuk duhet të ujitet në mënyrë të rregullt… më mirë shmangeni ujin e tepërt. Mënyra më e mirë për të kuptuar kur është koha për ujë është duke vëzhguar gjendjen e rrënjëve: kur ato kanë një ngjyrë jeshile të fortë do të thotë që nuk ka nevojë për ujë, përkundrazi nëse ato kanë një ngjyrë të argjendtë dhe të errët do të thotë që kanë nevojë për ujë.

Si të krasitni orkidetë?

Për sa i përket “krasitjes”, ne themi se nuk ka rregull, e aq më pak një nevojë precize. Me krasitjen nënkuptojmë prerjen e kërcellit që tani është zbehur dhe në çdo rast zgjedhja është opsionale. Nëse këto thahen, padyshim që duhet të priten, nëse janë akoma jeshile zgjedhja është e juaja: mund të vendosni nëse do t’i pritni apo jo, megjithatë nëse e bëni këtë do të duhet të shkurtoni ato në bazën e degës.

Në këtë pikë lind pyetja: si të rigjallërojmë orkidetë?

Ka nga ata që argumentojnë se bima duhet të “ndihmohet” sa më shumë që të jetë e mundur në mënyrë që të promovojë rigjenerimin e plotë duke eliminuar kërcejtë që tashmë janë venitur edhe nëse ato janë akoma jeshile. Në këtë mënyrë ajo do të lulëzojë përsëri, duke gjeneruar kërcej të rinj.

Sidoqoftë, të tjerë pretendojnë se ato duhet të eliminohen nëse janë të thata ose të dëmtuara. Në këtë rast mund të kemi kërcej të vegjël që do të mbijnë mbi ato ekzistuese. Në rastin e gjetheve, ato nuk duhet të preken, përveç rasteve kur ato janë të verdha ose të sëmura.

Kur dhe si të ndërrohet vazoja e orkidesë?

Nuk ka asnjë moment të saktë për të ndërruar vazon e orkidesë. Kujdes i vetëm është që ta bëjmë atë kur nuk janë në lulëzim, përndryshe mund të humbasim sythat.

Në thelb ndërrimi i vazove bëhet për tre arsye:

  • Nëse ena është bërë shumë e ngushtë dhe rrënjët janë zgjatur shumë.
  • Kur plehu është degraduar duke humbur ushqyesit e tij.
  • Nëse ka insekte agresive brenda dheut

Për të ndërruar vazon e orkidesë duhet të ndiqni disa masa paraprake:

– Vazoja e re nuk duhet të jetë shumë e madhe. Pastrojeni plotësisht para se ta përdorni.

– Para se të hiqni orkidenë, do t’ju duhet ta vendosni në ujë për 20 minuta për t’i bërë rrënjët më elastike. Pas kësaj mund ta nxirrni m kujdes nga ena.

– Hiqni të gjitha rrënjët e kalbura duke i prerë ato me gërshërë të dezinfektuar dhe me një lëvizje të shpejtë.

– Rivendosni orkidenë në vazon e re duke vendosur copa të mëdha të lëvores në pjesën e poshtme, më pas vendosni bimën në qendër të enës dhe shtoni pleh duke i kushtuar vëmendje shpërndarjes në mënyrë të barabartë, duke zënë edhe kryqëzimet mes rrënjëve.

 

 

Burimi / https://www.salutecobio.com/

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top