Këshilla & Arsye

January 30, 2020 | 10:27

Nga Melisa Shehu: Formula e vetëbesimit, në jetë nuk fiton më i forti apo më i shpejti, por ai që beson se mundet

 

Vetëbesimi është një gjendje e mendjes që urdhëron gjithë qenien tuaj për të luftuar dhe arritur sukses. Formula e vetëbesimit gjendet brenda jush, mjafton të marrësh një vendim dhe të ndjekësh disa udhëzime.

Melisa Shehu, psikologe këshillimi

Melisa Shehu, psikologe këshillimi

E para: Kërko nga vetja këmbëngulje, dhe veprim të vazhdueshëm. Premtoji vetes punë dhe vepra. Vetëbesimi kërkon kohë dhe durim. Jini të mirë me veten tuaj.

E dyta: Fokusohu te personi që dëshiron të bëhesh, mendo shumë dhe thellë për këtë, duke krijuar kështu në mendjen tënde një pasqyrim të qartë mendor të atij personi.

E treta: Një mendje e mbizotëruar nga mendime pozitive, bëhet një vendbanim i favorshëm i vetëbesimit dhe nënvetëdija juaj udhëzohet të veprojë menjëherë mbi ëndrrat dhe dëshirat tuaja.

2

E katërta: Shkruaji qëllimet tuaja, dhe premtoji vetes tënde që nuk do të dorëzohesh derisa të zhvillosh vetëbesim të plotë në veten tënde.

E pesta: Tërhiq drejt vetes forcat që dëshiron të përdorësh. Elimino egoizmin, xhelozinë, zilinë dhe ushqe dashuri për njerëzit dhe gjithçka që të rrethon. Nuk mund të besosh te vetja nëse ke mendime negative dhe nuk beson tek të tjerët. Ndaj beso te vetja dhe tek të tjerët, e gjithë kjo e lehtëson rrugën tënde.

Mos harro që në jetë nuk fiton më i forti apo më i shpejti, por fiton ai që beson se mundet, nuk dorëzohet dhe lufton shumë për këtë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top