Ish-vajza e Piper i bën një bilanc jetës dhe karrierës së saj duke u rrëfyer për revistën italiane “Chi”.
Patty Pravo duke vlerësuar jetën e saj, gjatë intervistës në fjalë në numrin e radhës së të mërkurës, shprehet: “Jam martuar pesë herë, nga të cilat tre në të njëjtën kohë, por për vetëm një moment kam dëshiruar të kem një fëmijë për dashurinë dhe për të njëjtin motiv vendosa dhe të mos e bëj”.
Dhe vijon më pas: “Në jetën time kam bërë gjithçka dhe jam e lumtur “.
Ish-vajza e Piper, e cila prej pak kohësh 70 vite thotë: “Kush gazetat shkruanin që në Amerikë jetonin poshtë urave, kam qeshur me të madhe, sepse në realitet jetonim në shekullin e 20-të e ato unë mund t’i shihja nga lart “. dhe vazhdon të zbulojë: “Kam qenë për tre ditë në burg në Rebibbia, ku në të vërtetë kam qenë mirë dhe kam njohur persona fantastikë, kam rrahur Beppe Grillo-n në skenë të Telegatti, kam tymosur në Maggiolone me Jimi Hendrix dhe kam ngrënë tranguj në fshat me Peggy Guggenheim”.
Duke folur për karrierën e saj të gjatë, Patty shprehet: “Kam shitur 110 milionë disqe, nga të cilat 49 vetëm me ‘La Bambola’, e cila thellë-thellë nuk më ka pëlqyer! Këtë vit është 50-vjetori i kësaj kënge… por çfarë kotësie këta përvjetorë, unë i arratisem dhe ata më ndjekin. Dua të mendoj për të ardhmen, kam shumë projekte: një album të ri, një spektakël të madh…”.
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi: http://www.tgcom24.mediaset.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.