FB

December 20, 2021 | 9:42

Pema e Krishtlindjes në shtëpinë e Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo, në dekor dominon ngjyra pastel

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë më të lumtur se kurrë, pasi do të bëhen sërish prindër. Georgina është shtatzënë dhe pret binjakë. Të dy e bënë njoftimin në fund të tetorit duke ndarë një foto të ëmbël me ekografinë në duar. Së fundmi ata kanë shpërndarë një video familjare ku përveç që kanë zbuluar gjininë e foshnjave kanë treguar edhe dekorimet e mrekullueshme që kanë zgjedhur për këtë periudhë festive.

Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale ata treguan sallën e madhe të vilës në të cilën jetojnë me fëmijët e tyre, duke treguar qartë pemën e zbukuruar.  Ajo që  bie në sy janë topa me ngjyra pastel, drita të ngrohta dhe shkrime vezulluese me emrin e fëmijëve, nga Mateo te Alana: gjithçka në shtëpi është aq magjike sa duket si një set filmi Krishtlindjesh.

Përveç pemës, Georgina dhe Cristiano dekoruan edhe parmakun e shkallëve të bardha që të çojnë në katin e sipërm të vilës, ai është zbukuruar me kurora të mëdha të pasuruara me harqe dhe drita, të cilat e bëjnë atmosferën shtëpiake akoma edhe më magjike. Detaji që tërhoqi vëmendjen është se poshtë pemës ka shumë pako dhuratash. Ndër kutitë e ndryshme bien në sy ato të firmosura nga Loewe, të cilat me siguri do të përmbajnë aksesorë të çmuar dhe ekskluzivë të Maison. Prandaj, në këtë pikë mbetet vetëm të presim videon e radhës familjare për të zbuluar përmbajtjen e saj.

 

 

Burimi / https://www.fanpage.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top