Lifestyle

August 24, 2020 | 10:27

Për çfarë ka nevojë lëkura në çdo moshë

Jennifer Lopez, në moshën 50-vjeçare, mishëron femrën që të gjitha do të donim të ishim “kur të rritemi”. Po, kur të rritemi, sepse në kohën që jetojmë në moshën 50 vjeçe jemi ende të reja. Duhet të kujdesemi që të ndalim akrepat e orës që të dukemi sa më mirë me vitet mbi supe. “Është çështje ‘shkëlqimi’, për lëkurën dhe shpirtin”, thotë Ole Henriksen, krijuesi i markës daneze që mban emrin e tij.

Shkëlqimi i jep jetë një rrethi vicioz: sa më e bukur dhe e shkëlqyeshme të jetë lëkura, aq më shumë jeni energjikë, pozitivë.” Ja sepse shkëlqimi është e tashmja dhe e ardhmja e kujdesit të lëkurës, përveç se pëlqehet nga të gjitha femrat është dhe një integrator i humorit të mirë. Për të qenë gjithmonë e re është dhe çështje ADN-je, por siç tregojnë studime të shumta, faktorët e jashtëm kanë një rol të rëndësishëm në ndikimin e gjeneve dhe në funksionimin e duhur të qelizave. Ja se përse skincare duhet të veprojë së bashku me orën biologjike dhe të sintonizohet më qelizat.

20 vjeçe

Pastrimi i lëkurës ka rëndësi në të gjitha moshat, por në moshën 20 vjeçe është më e rëndësishme. Para se të përdorni produktet, duhet të njihni mirë lëkurën për të ditur sa më mirë se për çfarë ka nevojë. Në moshën 20 vjeçe është e rëndësishme që të vendosni në ekuilibër lëkurën që ka tendencë të vajoset, pa e tharë më shumë seç duhet. Ndaj duhet të përdorni një detergjent me bazë çaji jeshil, eukalipt dhe acid salicilik, e cila freskon lëkurën dhe e pastron në thellësi duke eliminuar papastërtitë. Hapi i dytë është scrub-i i fytyrës, i krijuar me pluhur arrash, i përdorur për vite me radhë nga Naomi Campbell, i cili eksfolion dhe pastron poret e lëkurës. Produkti i tretë i rëndësishëm është një krem hidratues, i cili nuk e bën të ndjeshme lëkurën.

30 vjeçe

Në moshën 30 vjeçe, kur fillojnë e shfaqen shenjat e parë të shprehive, duhet të filloni të kujdeseni për konturin e syve. Banana Bright Eye Cream, me bazë vitaminë C dhe pluhur banane, dhuron orët e gjumit që humbasin në moshën 30 vjeç dhe fshin njollat e zeza poshtë syve. Pastaj është edhe kremi shkëlqyes që fuqizon formimin e kolagjenit dhe Glow Cycle™ Retin-ALT Power Serum, një serum eksfoliant, përbërësi që zëvendëson natyralisht retinolin.

40 vjeçe

Në moshën 40-vjeçare problemi kryesor me të cilën lëkura duhet të përballet është hiperpigmentimi. Produkti kryesor i bukurisë është Glow2OH™ Dark Spot Toner i krijuar me acid glicolik dhe acid laktik, të cilët ndihmojnë pakësimin e njollave të errëta dhe të rrudhave të holla.

50 vjeçe

Në moshën 50 vjeç është e përsosur maska anti-moshë Ole Henriksen PHAT Glow Facial, e fuqizuar nga acidet PHA (polihidrokside). Këto acide gjallërojnë lëkurën nëpërmjet eksfoliantit kimik, por në krahasim me alfahidroksidet, veprojnë në shtresën më sipërfaqësore të epidermës, duke e bërë lëkurën menjëherë më të lëmuar dhe pa skuqje. Është një maske që mund të përdoret nga të gjitha moshat.

Formula sekrete për të gjitha moshat

“Mund të ndihemi të reja në çdo moshë, është një tendencë mendore. Kur lëkura shkëlqen, ndodh sepse është e shëndetshme, ka hidratimin e duhur, reflekton dritë dhe është pasqyra e gjendjes së brendshme shpirtërore: është prova që e dashuroni jetën”, shprehet Ole Henriksen.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 149

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top