Këshilla & Arsye

August 24, 2020 | 10:55

Si të prindërojmë gjatë një pandemie?

Pasiguria, konfuzioni dhe frika, të gjithë i kemi njohur këto ndjenja që nga fillimi i muajit Mars, kur nisi pandemia e Covid-19. Por si janë mësuar fëmijët me këtë gjendje. Sipas ekspertëve fëmijët janë elastikë dhe ndërsa ne nuk do të dimë për një kohë të gjatë se sa të prekur kanë qenë nga pandemia, ata mund ta përballojnë këtë gjë.

Sidoqoftë, fëmijët që kanë përjetuar tashmë vështirësi, veçanërisht probleme të shëndetit mendor, janë në një rrezik të madh. Po aq i rëndësishëm është edhe vetë shëndeti juaj mendor, i cili do të ketë një efekt të madh në mënyrën sesi fëmija juaj merret me atë që po ndodh, kështu që mos harroni të kujdeseni për nevojat tuaja personale dhe të kërkoni ndihmë nga miqtë, mjeku juaj apo edhe një psikolog nëse jeni në vështirësi. Sipas ekspertëve gjatë kësaj kohe duhet të jeni më shumë të përqendruar dhe të udhëhequr nga fëmija juaj. Secili është i ndryshëm dhe reagimi i secilit fëmijë ndaj pandemisë është i ndryshëm. Filloni të kujdeseni për ta e më pas për atë që po ndodh në botë.

Të porsalindurit, fëmijët e vegjël dhe parashkollorët

Pandemia nuk ka ndikuar vetëm tek fëmijët por edhe tek foshnjat. Në këtë kohë pandemie duhet të kujdesesh, për distancimin social dhe shumë prindër do e kenë më të lehtë të punojnë nga shtëpia gjatë lejes së tyre të lindjes. Ju mund të jeni të shqetësuar për foshnjën tuaj të porsalindur, por sipas psikologut klinik, Emma Citron qëndrimi i gjatë në shtëpi dhe puna njëkohësisht nuk do të shkaktojë probleme.

“Është shumë e rëndësishme që foshnjat të kenë kontakt me njerëzit, por nuk ka rëndësi nëse nuk kanë kontakt me foshnjat e tjera. Zhvillimi i pakët social për një kohë të shkurtër nuk do t’i dëmtojë ata,” thotë ajo.

Ndërkohë ekspertja sqaron se ajo çfarë është e dëmshme për ta gjatë kësaj periudhe, është që prindërit e tyre janë të stresuar dhe nën presion. Citron shpjegon se e njëjta vlen edhe për fëmijët e vegjël.

“Pjesa dërrmuese e fëmijëve shumë të vegjël do të jetë absolutisht e mirë. Dy-vjeçarët janë jashtëzakonisht elastikë dhe nuk ka shumë të ngjarë të mbajnë kujtime për këtë kohë kur të rriten. Gjithashtu, realiteti aktual është gjithçka që dinë. Ata jetojnë në të tashmen, kështu që ata mund të përshtaten lehtësisht ndaj ndryshimit,” shpjegon psikologja.

Mosha e shkollës fillore

Fëmijët mbi moshën tre vjeç e dinë se diçka shumë e çuditshme ka ndodhur dhe ata mund të shqetësohen. Jini vigjilentë për shenjat, të cilat mund të përfshijnë shqetësime në gjumë, ankth, shfaqje nervash dhe larje të tepërt të duarve. Nëse i shihni këto ndryshime në sjelljen e fëmijës tuaj, filloni të reagoni. Sipas Citron nuk duhet të lejoni që frika të mbizotërojë dhe lejoni që fëmija juaj të drejtojë çdo shqetësim sesa t’ju imponojë të veproni.

“Kështu, për shembull, mos e harxhoni gjithë kohën duke urdhëruar me paralajmërime: Mos i prekni ato kangjella!”; “Ju po ecni shumë afër me atë njeri!” Në vend të kësaj, thoni diçka të tillë, “Mos harroni, ne kemi për qëllim që të mbajmë distancën shoqërore.”. Mos nxitni debat dhe tregoni se mund të jepni një mesazh edhe duke qëndruar i qetë,” shpjegon Citron.

Ekspertet thonë se të jesh i sinqertë me fëmijët edhe kur ndjehesh vetë i pasigurt është diçka tepër e mirë pasi fëmijët udhëhiqen nga frika e prindërve.

“Fëmijët e kuptojnë shumë shpejtë ndjesinë e frikës së prindërve, kështu që është më mirë të jesh i hapur për ato çfarë mendon gjatë kësaj periudhe,” thotë psikologu David Messer.

Adoleshentët në shkollën e mesme

Është gabim të mendosh se adoleshentët do të përjetonin një vështirësi në jetën e ndryshuar.

“Shumë prej adoleshentëve me të cilët kam pasur kontakte kanë qenë mire dhe çuditërisht janë përshtatur me frymën e re që krijoi pandemia. Izolimi duket se ju dha atyre mundësinë për të shmangur disa nga përgjegjësitë që kishin,” tregon psikologu klinik Dave Spellman.

Të rinjtë në përgjithësi hasin vështirësi në gjetjen e miqve dhe pikërisht kjo e ka bërë për ta më të lehtë izolimin. Për sa i përket prindërve të adoleshentëve, ata duhet t’i rezistojnë faktit që të urdhërojnë fëmijët e tyre të ndjekin rregullat. Sipas ekspertëve kjo nuk do të sjellë asgjë të mirë.

Psikologët shpjegojnë se nëse përpiqeni t’i bëni gjëra që duhet t’i bëjnë në mënyrën tuaj, duhet t’i thoni që “kjo është ajo që unë do të bëja, por nuk mund të tregoj dy se çfarë të bësh, besoj se do të ndiqni udhëzimet”

E fundit por më e rëndësishmja, kujdesuni për veten tuaj

Sido që të jetë mosha e fëmijëve tuaj, modeloni një qëndrim të shëndetshëm ndaj vetë-kujdesit.

“Izolimi nënkuptonte që prindërit duhej të jepnin, të jepnin dhe të jepnin, me të gjitha llojet e presioneve shtesë. Tani është koha për të dhënë një shembull të mirë dhe të tregojmë se po kujdesesh për veten tënde,” thotë psikoterapisti Poppy O’Neill. Eksperti shpjegon se prindërit duhet të programojnë një kohë argëtimi, lojë dhe lidhje me ta në mënyrë që të gjithë periudhën e pandemisë ta kalojë më të qetë. O’Neill shpjegon se duhet të jini të hapur për pozitivët dhe mbani mend se do të vijnë kohë më të mira.

 

 

Burimi / https://gazetasi.al/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top