Këshilla & Arsye

September 12, 2018 | 14:21

Për një marrëdhënie të shëndetshme ndani në çift ngarkesën emocionale

Në shumicën e familjeve moderne gratë mbajnë peshën kryesore në shtëpi. Kjo përfshin menaxhimin e detyrave të përditshme si dhe ndjenjave të tyre dhe të partnerëve në mënyrë që të arrijnë gjithçka. Kjo shpesh quhet “punë emocionale”, ose puna e padukshme e nevojshme për të drejtuar një familje.

Mbikëqyrja e vazhdueshme e nevojave të familjeve të tyre mund të ketë efekt të rëndësishëm dhe nëse nuk vlerësohet nga bashkëshortët, ndikimi në martesë do të jetë shumë negativ.

Rachel Lamson, një këshilltare paramartesore jep disa këshilla për të shpëtuar marrëdhënien atëherë kur duket se ngarkesa emocionale po ju distancon.

Bëni një plan

Nëse qëllimet e të dy partnerëve janë të përshkruara qartë, do të ketë shumë pak shanse që të hasni në vështirësi në komunikim. Një takim i përjavshëm familjar ku ju bëni një plan të përbashkët do të ishte ideal.

Shprehni mirënjohje

Shpesh detyrat e partnerëve mund të duken të bezdisshme, por në fakt ato janë në të mirë të përbashkët të shtëpisë dhe familjes, prandaj është mirë të jeni falënderues ndaj tyre.

Kuptoni kur partnerja ka nevojë për pushim

Ka momente kur ngarkesa bëhet shumë e madhe dhe partnerja ka nevojë të shkëputet pak për të rigjetur qetësinë me veten dhe për të fituar energji. Kuptojeni këtë moment dhe jepini një dorë për ta ndihmuar me fëmijët apo punët e shtëpisë.

Përcaktoni së bashku çfarë nënkupton pastërtia për ju

Shpesh arsyeja e zënkave në familje janë punët e shtëpisë. Por, njerëz të ndryshëm kanë ide të ndryshme për pastërtinë. Uluni dhe diskutoni për të vendosur së bashku se cilat janë gjërat që keni më shumë merak për të qenë të pastra dhe të rregullta.

Jini të vetëdijshëm për vlerat dhe parimet tuaja

Është e rëndësishme që çiftet të dinë se çfarë vlerësojnë dhe të sigurohen që veprimet e tyre janë në përputhje me këto vlera. Nëse ndodh kështu, do të ketë shumë kënaqësi në çift.

Komunikimi

Gjëja më e rëndësishme në çdo martesë është komunikimi. Dhe, kur është fjala për ndarjen e ngarkesës emocionale, kjo aftësi bëhet më e rëndësishme se kurrë. Pyesni njëri-tjetrin se çfarë shkoi mirë gjatë ditës, çfarë jo, sugjeroni plane për të nesërmen etj.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top