Të ecësh për rreth 10 minuta çdo ditë ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare te të rriturit, në të 60-at e tyre, sipas një studimi të kryer kohët e fundit.
Studiuesit thonë se një aktivitet fizik i lehtë i përditshëm, ul inflamacionin në gjak, mpiksjen e gjakut dhe kolesterolin, që janë dhe shkaktarët e sëmundjeve kardiovaskulare, sidomos te femrat. Studimi i kryer nga Universiteti i Bristolit tregon se çelësi për të reduktuar rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare është përmirësimi i funksionit të venave të gjakut.
Në këtë studim morën pjesë më shumë se 1,600 persona vullnetarë të moshave 60 dhe 64 vjeç të cilëve ju vendosën sensorë për zemrën për 5 ditë me radhë të cilët treguan rolin që luante aktiviteti fizik si kopshtaria ose ecja e ngadaltë në lidhje me sëmundjet kardiovaskulare. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit rreziku i sëmundjeve koronare fillon që në moshën 45 vjeçare për burrat, ndërsa për gratë 55 vjeç.
Për të përmirësuar shëndetin tërësor të zemrës , American Heart Association rekomandon që të kryhet aktivitet fizik, të paktën 150 minuta në javë.
Burimi / ata.gov.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.