Këshilla & Arsye

September 26, 2016 | 10:18

Për të kontrolluar depresionin stinor

Depresioni stinor është shumë i pranishëm kryesisht gjatë muajve të vjeshtë – dimrit. Shkurtimi i ditës dhe mungesa e mjaftueshme e dritës besohet se janë faktorë kryesorë të kësaj gjendjeje. Simptomat: lodhje kronike, përgjumje, ulje e aktivitetit fizik, ulje e libidos, shtim oreksi, turbullime në përqendrim, trishtim, nervozizëm.

1. Terapi e dritës: (luminoterapia)

Terapia e dritës, e njohur si terapia më efikase kundër depresionit stinor, është lehtësisht e realizueshme në kushtet e shtëpisë. Për këtë këshillohet ndenja përpara një llambe pa rreze ultravioletë dhe me një efikasitet ndriçimi 10.000 unitete. Seancat duhet të zgjasin 20 deri në 30 minuta në ditë dhe kanë një efekt shumë të mirë (në 85% të rasteve) që në seancën e katërt. Terapia e dritës në përgjithësi nuk ka efekte dytësore, por megjithatë nuk është e këshillueshme të përdoret për personat që kanë probleme me retinën e syve. Kjo terapi mendohet se ndikon mjaft mirë jo vetëm kundër depresionit, por edhe kundër çrregullimeve të gjumit e të libidos .

2. Masat preventive

Për të parandaluar depresionin stinor gjithashtu mund të provoni të ecni në këmbë ose të krijoni sa më shumë hapësira drite në apartamentin tuaj. (Ndriçimi i brendshëm klasik nuk ka efekt terapik të njëjtë si drita natyrale). Lyeni muret me ngjyra sa më të zbehta, mbajini hapur perdet, mos ngurroni të përdorni pasqyrat që të vendosura aty ku duhet do t’i japin hapësirë dhe dritë strehëzës suaj. Ushtrimet fizike janë gjithashtu të rëndësishme; ruani të njëjtin ritëm jete dhe rezistojini dëshirës për fjetur tepër. Shumë studime kanë provuar edhe efektin pozitiv të Omega 3 gjatë kësaj gjendjeje kalimtare.

3. Antidepresive?

Ka mendime të ndryshme mbi efikasitetin e antidepresivëve gjatë çrregullimeve stinore. Ka specialistë që këshillojnë terapinë e dritës (luminoterapinë), të tjerë e trajtojnë depresionin stinor si një rast depresioni klasik, ka të tjerë që për një efekt më stimulues kombinojnë terapinë e dritës me antidepresivët. Në çdo rast një diagnostikim i mirë është gjithmonë i domosdoshëm. Depresioni sezonal karakterizohet nga aspekti i tij ciklik, i lidhur me stinët e vitit, por ka gjithashtu raste kur ky depresion degradon, pra ndodh gjithashtu jo rrallë që një depresion të fshehë një tjetër.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top