Këshilla & Arsye

May 28, 2016 | 7:00

Për të rigjetur harmoninë me vëllezërit

Moskuptimi, mungesa e dialogut, rivaliteti… mund të komprometojnë marrëdhënien. Si t’i kapërcejmë vështirësitë dhe të vendosim ekuilibrin? Problemet mes vëllezërve, nëse nuk përballemi me to, vazhdojnë edhe më pas periudhës së adoleshencës apo rinisë së parë. Lina, 44 vjeç, tregon se ka pasur gjithnjë një raport konfliktual me të vëllanë, Simonin: “Im vëlla ka qenë gjithnjë egoist, ka vënë gjithnjë veten mbi anëtarët e tjerët të familjes. Prindërit së fundmi janë sëmurur dhe kanë nevojë për ndihmë. Por atij duket sikur nuk i intereson. Harron të japë kuotën për ta, i takon rrallë dhe unë duhet të bëj përpjekje të ekzagjeruara për t’i rregulluar gjërat”. Karakteret e ndryshme, xhelozitë e vjetra, diferenca e moshës dhe vizionet e ndryshme të jetës mund të minojnë një lidhje të rëndësishme si ajo mes vëllezërve. “Të jeni vëllezër nuk do të thotë të keni të njëjtat qëllime dhe interesa… me pak fjalë nuk do të thotë të jeni identikë”, pohon Patrizia Adamoli, psikologe në Milano. “Të pranosh diferencat është një hap i parë për të (ri) ndërtuar një raport të qetë”. Si të rigjejmë pajtueshmërinë dhe harmoninë?

Rigjeni dialogun

Ka vëllezër që janë shumë të lidhur mes tyre dhe të tjerë që nuk janë aspak. Por mes këtyre dy mundësive, ka edhe një të tretë: një raport që parashikon dy vëllezër jo domosdoshmërisht të lidhur, por që bashkohen në raste nevoje apo vështirësish. Për t’ia dalë të vihet ekuilibri dhe për të krijuar harmoni duhet vendosur dialogu. Bëjeni të qartë se si do të donit t’i menaxhonit situatat që ju përfshijnë të dyve, për të shmangur pakënaqësitë. Përpiquni t’i shprehni qëllimet tuaja dhe t’i tregoni sinqerisht vështirësitë që ju rrethojnë.

Ekuilibrohuni

Cilat janë kërkesat tuja? Çfarë prisni nga vëllai/motra? Qartësohuni me veten dhe kërkoni të konkludoni për një pakt. Kërkoni një marrëveshje që është në rregull për të dy, e që pas kësaj do t’ju lejojë arritjen e ekuilibrit.

Qëndrojuni besnikë angazhimeve të marra

Me të krijuar një marrëveshje me vëllanë në lidhje me menaxhimin e situatës, përpiquni t’i kryeni detyrimet që keni marrë përsipër. Edhe nëse vini re se vëllai juaj nuk i justifikon detyrat e tij, përpiquni të riorganizoni kohën për të siguruar autonominë pa u ankuar.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top