Çokollata duhet të përfshihet në dietën tuaj të përditshme për të rënë në peshë sepse përbërësit probiotik të gjendur në të do t`ju ndihmojnë në ruajtjen e baktereve të mira në zorrë. Po ashtu edhe vera luan të njëjtin rol të rëndësishëm.
Edhe studimi i kryer nga Kolegji King`s në Londër thotë se çokollata dhe vera e kuqe i ndihmojnë njerëzit që të jenë më të shëndetshëm. Harrojini dietat dhe numërimin e kalorive thotë profesor Tim Spector. Ai beson se një dietë e suksesshme nuk është e lidhur me numërimin e kalorive, por në aftësinë e disa ushqimeve për të ruajtur bakteret e mira në zorrë dhe për pasojë për të përmirësuar procesin e tretjes.
Spector shton se çokollata e errët dhe vera ju bëjnë të ndiheni edhe më të lumtur pasi t’i konsumoni. Ato ju rrisin energjinë dhe ju përshpejtojnë metabolizmin, për pasojë do e keni më të lehtë për të rënë në peshë. Natyrisht që rregulli i artë i kësaj metode është “çdo gjë me moderim”, prandaj edhe vera dhe çokollata duhet të konsumohen në sasi të vogla në baza ditore.
Burimi / http://www.gsh.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.