Mirëqenie

March 5, 2018 | 13:34

Për t’u ndier të lumtur, çdo ditë verë dhe çokollatë

Çokollata duhet të përfshihet në dietën tuaj të përditshme për të rënë në peshë sepse përbërësit probiotik të gjendur në të do t`ju ndihmojnë në ruajtjen  e baktereve të mira në zorrë. Po ashtu edhe vera luan të njëjtin rol të rëndësishëm.

Edhe studimi i kryer nga Kolegji King`s në Londër thotë se çokollata dhe vera e kuqe i ndihmojnë njerëzit që të jenë më të shëndetshëm. Harrojini dietat dhe numërimin e kalorive thotë profesor Tim Spector. Ai beson se një dietë e suksesshme nuk është e lidhur me numërimin e kalorive, por në aftësinë e disa ushqimeve për të ruajtur bakteret e mira në zorrë dhe për pasojë për të përmirësuar procesin e tretjes.

Spector shton se çokollata e errët dhe vera ju bëjnë të ndiheni edhe më të lumtur pasi t’i konsumoni. Ato ju rrisin energjinë dhe ju përshpejtojnë metabolizmin, për pasojë do e keni më të lehtë për të rënë në peshë. Natyrisht që rregulli i artë i kësaj metode është “çdo gjë me moderim”, prandaj edhe vera dhe çokollata duhet të konsumohen në sasi të vogla në baza ditore.

Burimi / http://www.gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top