Mirëqenie

March 5, 2018 | 13:49

Si të dobësohemi pa mbajtur dietë?

Dhe pse duket si një kontradiktë, për tu dobësuar pa vuajtje nuk duhet të mbajmë dietë. Sekreti është të mësosh të hash në mënyrë korrekte dhe të rrisësh konsumin e ushqimeve të shëndetshme.

Sepse automatikisht kur mendojmë për një dietë dobësimi, mendojmë se do të vuajmë, pasi do të kemi uri gjithë kohës. Por mund të dobësohesh edhe pa vuajtur. Si?

Ja disa këshilla:

Lamtumirë ushqimeve “të vdekura” metabolike
Ushqimet që nuk sjellin përfitime për organizmin ndahen në tre grupe: sheqernat, mielli dhe vaji i rafinuar. Sigurisht që këto i përmbajnë pjesa më e madhe e ushqimeve dhe janë një nga shkaqet që shkaktojnë fryrje. Por edhe një nga arsyet pse nuk humb peshë, pasi mbledhin në mënyrë progresive niseshten dhe yndyrnat në inde.

Një mëngjes i mirë
Baza e ushqimit të shëndetshëm ka të bëjë me atë që i japim ne organizmit kur dhe sa ka nevojë. Një mëngjes i mirë është thelbësor për shumë arsye. Mbi të gjitha të përmbajë ushqimet e nevojshme që i duhen trupit. Një mëngjes i plotë shmang urinë gjatë ditës dhe nuk do të keni shumë uri në drekë.

Kur nuk ha për shumë kohë depozitohen yndyrnat, sepse organizmi që nuk merr ushqim, kalon në mënyrën “Kursim”. Sigurohuni që mëngjesi të ketë të gjitha grupet e ushqimeve, fruta, perime, bishtajore, drithëra, por jo sheqerna apo gjëra të skuqura.

Përtypni mirë
Kur hamë ngadalë, gëlltisim më pak ushqime. Kjo pasi kur truri merr sinjalin e ngopjes së stomakut, është tepër vonë. Të përtypësh 30 herë ushqimin në gojë do të jetë e nevojshme derisa sistemi tretës të marrë ushqime më të përpunuara.

Mos privoni veten nga kënaqësitë
Gjithmonë në sasi të moderuar, mund të shijoni një akullore, një fetë tortë, apo një hamburger. Avantazhi i kësaj lirie është largimi i ankthit dhe privimi nga ajo që dëshironi.

Mos u shpërqendroni gjatë vaktit
Lëreni mënjanë televizorin, celularin apo librin teksa hani. Nëse shpërqendroheni gjatë vaktit do të hani më shumë ushqime e të një cilësie më të keqe. Nuk do të përtypeni si duhet, dhe truri do të vonojë mesazhin e ngopjes nga stomaku.

Burimi / http://top-channel.tv/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top