Dobia dhe efektiviteti i cigareve elektronike është një temë e cila diskutohet gjerësisht, por një gjë është e sigurt, për ata që kanë fëmijë të vegjël në shtëpi, cigarja elektronike mund të përbëjë rrezik.
Këtë e konfirmon një studim i kryer nga Instituti i Lartë i Shëndetit në Milano.
Numri i incidenteve në rritje
Sipas të dhënave, numri i incidenteve si pasojë e cigareve elektronike është në rritje. Studimi u krye për 3 vite dhe u vu re se vitin e parë numri i incidenteve ka qenë 41, ndërsa në vitin e fundit 172.
Pse cigaret elektronike janë të rrezikshme?
Sipas ekspertëve, fëmijët që merren me rimbushjet e cigareve elektronike mund të helmohen nga substancat që ajo përmban. Në shumë raste shfaqet acarimi i fytit dhe dhimbje e syve. Më rrallë janë vërejtur edhe çrregullime të stomakut.
Si të shmangni rreziqet
Të rriturit duhet t’i mbajnë cigaret elektronike dhe sidomos rimbushjet e tyre larg fëmijëve, në vende të paarritshme për ta. Fëmijët, të nxitur nga ndjenja e kuriozitetit tërhiqen nga këto pajisje për t’i eksploruar, gjë që mund të përfundojë në kapërcimin e mbushjeve të tyre duke shkaktuar më pas çrregullime. Studimi zbuloi gjithashtu që fëmijët i ngatërrojnë mbushjet e cigareve elektronike edhe me barna.
Një tjetër rrezik
Një tjetër rrezik nga prania e cigareve elektronike në shtëpi është se ato inkurajojnë dhe bëjnë kurioz fëmijët të provojnë cigare të vërteta.
Burimi / www.pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.