FB

August 16, 2022 | 10:27

Përdorimi i pajisjeve teknologjike para se të flini, mund të shkaktojë kancer

Përdorimi i pajisjeve teknologjike disa orë përpara se të flini, jo vetëm që ju largon gjumin dhe dëmton qelizat e syve, por zbulimet më të fundit thonë se mund të shkaktojë lloje të ndryshme kanceri.

Ne kemi dëgjuar se përdorimi i pajisjeve teknologjike përpara gjumit mund ta dëmtojë atë, por një kërkim i ri sugjeron se problemi është edhe më serioz. Leximi nga një iPad përpara gjumit jo vetëm që e bën më të vështirë të flini, por gjithashtu ndikon në përgjumjen dhe vigjilencën ditën e nesërme, sipas një kërkimi të ri nga Spitali Birgham në Boston. Studimi u publikua në revistën e Akademisë Kombëtare të Shkencave në SHBA këtë të hënë, ku thuhej se zbulimet mund të prekin këdo që përdor një lexues elektronik të librave, laptop, smartfonë ose televizorë të caktuar përpara gjumit.

Kërkimi i ri mbështet konkluzionin nga studime të mëparshme, të cilat kanë zbuluar gjithashtu se qëndrimi para një ekrani përpara se të flini mund të jetë i dëmshëm. “Ne e dimë nga studime të mëparshme se drita nga ekranet në mbrëmje ndryshon gjumin dhe gjallërinë dhe ul nivelet e melatoninës”, tha doktoreshë Anni-MarieChang, një neuroshkencëtare në departamentin e gjumit në Spitalin Birgham. Ky studim tregon rezultate gjithëpërfshirëse të një krahasimi direkt mes leximit me një pajisje që çliron dritë dhe leximit të një libri të printuar dhe pasojat e tyre te gjumi”, tha bashkautorja e studimit.

Nëse nuk të ndiheni si një zombi gjatë ditës, zbulimet janë të qarta: lexoni një libër të printuar nëse doni të stimuloni mendjen përpara gjumit dhe shmangni ekranet sikur të kenë ndonjë rëndësi themelore për jetën tuaj.

 

 

Përgatiti K.I / Burimi psypost.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top