Mirëqenie

July 5, 2018 | 11:01

Përdorimi i sodës së bukës për mirëqenien dhe bukurinë

Ju mund ta njihni atë si kutia që vendoset në frigorifer për të hequr erërat e këqija. Ose si një element kryesor që ndihmon në fryrjen e ëmbëlsirave. Por soda e bukës, meriton një vend në kabinetin tuaj të ilaçeve.

Ja se si ju ndihmon në mbajtjen e trupit tuaj të shëndetshëm dhe të pastër.

Pastë dhëmbësh natyrale

Soda e bukës është mjaft efektive në heqjen e pllakave që krijohen nga mbetjet e ushqimeve, të cilat me kalimin e kohës ngurtësohen dhe çojnë në sëmundje të mishrave të dhëmbëve. E gjithë që duhet të bëni është të zhysni furçën e lagur në pluhurin e sodës dhe ti lani si zakonisht, por duhet patur kujdes sepse kjo nuk ka fluorid që ju nevojitet për të mbrojtur nga prishja dhe dëmtimet e dhëmbëve.

Gargarë

Nëse fryma juaj mban erë shumë të keqe ajo që duhet të bëni është një gargare me sodë buke. Hidhni një lugë çaji sode buke në një gjysmë gote ujë dhe shpëlaj gojën. Ajo thjesht nuk maskon erën, por e heq atë krejtësisht.

Deodorant trupi

Shumica e deodorantëve me erë kanë molekula të aromës acidike. Soda i sjell ato në një gjendje më neutrale, pa erë. Gjithashtu punon në erën e trupit tuaj. Mjafton të vendosni pak pluhur sode nën krahët tuaj në mëngjes. Nëse nuk kujdeseni për mbetjet e pluhurave në rrobat tuaja, përdorni deodorantët me sode buke.

Ndihmon veshkat tuaja

Këto organe largojnë mbeturinat dhe ujin shtesë nga trupi juaj. Nëse keni sëmundje kronike të veshkave nga diabeti, presioni i lartë i gjakut ose shkaqe të tjera, mund të krijoni acid në trupin tuaj. Soda e bukës mund të ulë nivelet e acidit dhe të ndërtojë muskujt.

Ndihmon në luftën kundër kancerit

Dhomat e urgjencës dhe spitalet përdorin sodën e bukës si një trajtim për arrestimet kardiake, helmimet dhe raste të tjera. Gjithashtu ndihmon për të luftuar vetitë e acidit të ilaçeve të kimioterapisë. Disa studime tregojnë se nivelet e ulëta të acidit mund të ngadalësojnë rritjen dhe përhapjen e disa tumoreve.

Qetëson lëkurën tuaj

Ju ka pickuar mushkonja? Soda e bukës lehtëson acarimin, dhimbjet, kruajtjet dhe skuqjet. Përzieni sodë buke me ujë derisa të formohet një pastë. Me të lyeni vendin e pickuar, lëreni të veprojë për 20 minuta dhe pastaj lajeni ose bëni një banjë duke hedhur në ujë gjysmë filxhani me sodë buke.

Lehtëson dhimbjen

Nëse jeni dëmtuar nga djegia e diellit, vendosni në të sodë buke të përzier me ujë dhe do t’iu ndihmojë në qetësimin e dhimbjeve, gjithashtu kjo mund të ndihmojë edhe për djegie të tjera të vogla.

Lufton aciditetin e lartë të stomakut

Bikarbonat natriumi ndihmon në luftimin e acidit shtesë që mund të ngrihet nga stomaku deri në fyt dhe madje edhe në gojën tuaj pasi të hani. Ju mund ta blini atë si një tabletë ose mund ta pini vetë duke përzier një gjysmë luge çaji sode buke në 1/2 filxhan me ujë.

Scrub fytyrës

Soda e bukës është një gërryese e butë. Përdoreni atë si një pastrues për fytyrën. Në fillim lajeni fytyrën me ujë dhe sapun. Pastaj, bëni një pastë me sodë buke dhe ujë dhe fërkojeni fytyrën me kujdes me lëvizje rrethore, për një pastrim më të thellë. Në fund shpëlajeni me ujë.

Pastron flokët tuaj

Përzieni një lugë çaji sode buke me shampon tuaj të preferuar për të hequr ndërtimet e shkaktuara nga llaku, xheli dhe produkte të tjera. Flokët e tu nuk do të jenë thjesht të pastruar, por mund të bëhen më të lehtë për t’u stiluar.

Zbut lëkurën tuaj

Shto një gjysmë gote sode buke në ujin tuaj të banjës. Ajo do të neutralizojë acidet, lajë djersën dhe vajin dhe do ta lë lëkurën tuaj të butë.

Pastroni lodrat e fëmijës suaj

Ju mund të përdorni sodën e pjekjes në vend të kimikateve të ashpra për të hequr bakteret nga kolltuku dhe lodrat. Mos harroni se nuk i mbyt mikrobet. Por ju mund ta kombinoni atë me uthull, e cila shërben si një dezinfektues.

Proteza të freskëta

Shkrini 2 lugë çaji sode buke në një gotë me ujë të ngrohtë. Pastaj vendosni protezat tuaja për të larguar mbetjet e ushqimit dhe për t’i bërë më të freskëta dhe pa asnjë shije të keqe. Për një punë më të plotë, pastrojini ato me sodë dhe një furçë dhëmbësh.

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / webmd.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top