Mirëqenie

July 5, 2018 | 11:32

Puthja, butësia e vrullshme që na bën të lumtur dhe na mban të shëndetshëm

Një studim tregon se puthja forcon sistemin imunitar, rregullon hormonet dhe madje, heq dhimbjen e kokës.

Puthja është manifestim i dashurisë, i përkushtimit, i butësisë dhe simbolit të gjithçkaje që mund të jetë e mirë në botë. Është gjithashtu një nga gjestet më të vjetra që njohim, transversale për shumë kultura edhe nëse mund të praktikohet në mënyra të ndryshme. Kuptimi mbetet i njëjtë: të komunikosh një mesazh dashurie dhe afërsie. Dita Botërore e Puthjeve, e cila festohet më 6 korrik, na ofron mundësinë për njëfarë reflektimi, për të zbuluar se ky kontakt i dashur me buzët tona mund të kontribuojë gjithashtu për të na mbajtur në shëndet të mirë.

Dita Ndërkombëtare e Puthjes u krijua në 1990 në Britaninë e Madhe dhe që prej asaj dite festohet kudo. Natyrisht që kushdo është të lirë të puthë sipas mënyrës së vet, sikundër në shumë vende të planetit puthet në mënyra të ndryshme/ nëse në perëndim puthjet e vrullshme mbështetin buzët në fytyrën e personit të dashur apo në buzët e tij, nëse do të shprehë një gjest më intim dhe pasionant, në vende të ndryshme euro-aziatike puthja shkëmbehet duke afruar buzët në hundë.

Origjina e puthjes

Origjina e puthjes ndoshta daton me një akt adhurimi të rezervuar për hyjnitë, për të favorizuar dashamirësinë e saj. Prej këtu ajo u shndërrua në një gjest devotshmërie e fitimtarit në përballje me shërbëtorin e zotit të tij. Nga ky gjest i adhurimit u zhvillua pastaj puthja e krishterë, një gjest i vëllazërisë dhe miqësisë. Latinët dallonin lloje të ndryshme të puthjes dhe secilit iu dha një emër tjetër: për shembull, puthja vëllazërore ose miqësore, e dhënë në faqe, quhej “osculum”; por në qoftë se puthej në buzë, në shenjë dashurie, u quajt “basium”, ndërsa vrulli i të dashuruarve me puthje të gjata erotike, u quajt “Savium” ose “suavium”. Me çfarëdo emri të dëshironi ta përcaktoni, puthja është një nga përvojat më të zakonshme dhe më të rëndësishme për njerëzit: butësi që nënat ua mundësojnë fëmijëve të tyre që nga momenti i lindjes, delikatesë në përvojat e para që lidhen me të rënit në dashuri, deri në shpërthimet manifestuese që vijnë si një veprim paraprak drejt aktit seksual. Puthja është një përvojë intensive dhe e fuqishme, shumë më elokuente se sa njëmijë fjalë.

filmPuthja ka frymëzuar breza të panumërt artistësh si: piktorë, skulptorë, poetë dhe muzikantë. Kohët e fundit ajo ka pasur një shpërthim, duke u vendosur në qendër të skenave kinematografike që kanë bërë histori. Shkencëtarët kanë argumentuar gjatë se puthja shpesh ka efekte pozitive shëndetësore. Për shembull, me rastin e botimit të vitit 2018 të Ditës Botërore të Puthjeve, një studim i portalit Topdoctors.it përkujton një sërë arsyesh pse ne mund ta konsiderojmë vrullin e puthjeve në buzë si një ilaç të vërtetë për mirëqenien.

Modulon rregullimin hormonalPuthja ushtron një veprim rregullues të disa funksioneve të sistemit endokrin si dhe në prodhimin e disa hormoneve. Në veçanti, ajo stimulon hipofizën, aksin e veshkave, duke favorizuar prodhimin e dopaminës, endorfinës dhe serotoninës. Kontakti i ngushtë prodhon një shtjellim ndjesish të këndshme dhe një kaskadë hormonale që shkakton qetësi dhe ndjenjë mirëqenieje.

Përforcon sistemin imunitar Puthja është shkaku i një shkëmbimi lëngjesh mes dy njerëzve: bakteret, viruset dhe kërpudhat që zakonisht qëndrojnë në pështymë aktivizojnë mbrojtjen imunale, duke i përforcuar ato.

Zbut dhimbjen e kokësE gjitha është meritë e dopaminës dhe endorfinës, të prodhuara kur shkëmbehet puthja. Këto substanca janë ilaçe natyrale kundër dhimbjeve, të cilat pakësojnë ndjeshmërinë ndaj tyre, duke e bërë dhimbjen më të durueshme.

Lufton stresin Flukset e puthjeve zvogëlojnë nivelet e kortizolit, hormonet e stresit, ndërsa kontakti i buzëve stimulon prodhimin e oksitozinës, hormonit të dashurisë, i cili nxit ndjenjat emocionale, mbrojtëse dhe ato të mirëqenies.

Zvogëlon kolesterolin Lidhet drejtpërdrejtë me pikën e mëparshme: kortizoli është një hormon i tipi steroid, që rrjedh nga kolesteroli. Reduktimi i kësaj substance nënkupton, prodhimin e paktë të kolestreolit nga mëlçia.

Zvogëlon rrezikun e zhvillimit të kariesit Mund të jetë pak prozaike, por puthja gjithashtu ka efekte pozitive në higjienën orale. Në fakt, puthja aktivizon gjëndrat e pështymës, të cilat në sajë të proteinave, elektroliteve dhe kripërave minerale që gjenden në të, ndihmon në eliminimin e acideve që janë përgjegjëse për erozionin dentar.

Përgatiti Orjona TRESA / Burimi http://www.tgcom24.mediaset.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top