Në fokus

August 9, 2018 | 8:15

Përdorimi i tepërt i ‘ilaçeve inteligjente’ po shndërrohet në sëmundje

Gjithnjë e më shumë po teprohet me përdorimin e ilaçeve që rrisin përqendrimin për të shkëlqyer në shkollë apo punë. Tendenca është shtuar shumë jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën.

Përdorimi i ilaçeve si drogëra të lehta po bëhet shqetësuese dhe në një sondazh të kryer mbi mijëra persona në 15 vende të ndryshme, rezulton se 14% prej tyre i kanë konsumuar.

Studiuesit thonë se nga viti 2015 rritja e përdorimit të “ilaçeve inteligjente”, kështu është pagëzuar përdorimi i këtyre lloj ilaçesh, është rritur me 24%, kryesisht në Britani. Studimi është publikuar në revistën ndërkombëtare ‘Drug Policy’ dhe ‘Nature’.

Ilaçet për të cilat bëhet fjalë, janë kryesisht ato që merren për trajtimin e defiçitit të vëmendjes dhe hipearktivitetit, ilaçe për çrregullimin e gjumit dhe sëmundje të tjera të ngjashme. Specialistët shprehen të alarmuar dhe e argumentojnë këtë rritje të përdorimit të medikamenteve të këtij spektri me stilin e jetës në epokën bashkëkohore. Kërkohet me ngulm fuqizimi i kapaciteteve mendore edhe nga personat që janë plotësisht të shëndetshëm. Kjo ngre shqetësime etike, përtej atyre shëndetësore pasi jeta frenetike po ndryshon perceptimet.

 

Burimi / tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top