Mirëqenie

April 17, 2020 | 8:06

Përfitimet befasuese të limonit të ngrirë, ja si ta përgatisni!

Kjo është receta e Marias, e cila ka një përvojë historike në krijimin e mësimeve me anën e  video-regjistrimeve dhe udhëzuesve që lidhen me botën e Si Ta Bësh Vetë. Në vitin 2018 Maria themeloi portalin e saj informues për temat aq të dashura për të, me qëllimin fisnik, kufizimin e ushqimeve jo të shëndetshme. Receta e limonit të ngrirë është një nga më të zgjedhurat, veçanërisht në kohën e vetëizolimit që po kalojmë të gjithë.

1 

Uji dhe limoni, e dimë, kanë një efekt të rëndësishëm pastrues, veçanërisht nëse merren në mëngjes me stomakun bosh. Por mbase jo të gjithë e dinë që limoni mund të prodhojë efekte pozitive në trupin tonë edhe kur është i ngrirë. Duke e ngrirë këtë agrum, në fakt, ju mund të trajtoni për shembull, probleme të ndryshme të zorrëve, por jo vetëm.

Le të shohim cilat janë përfitimet e mundshme që mund të merren nga ngrirja e limonit. Para së gjithash, ju ndihmon të humbni peshë, siguron shumë vitaminë C, ka veti antiseptike dhe gjithashtu mund të përdoret për të zbutur efektet e disa ilaçeve të caktuara.

Ngrirja e limonit rrit aftësitë e saj të dobishme. Lëngu i limonit ka qenë pjesë e farmakopesë popullore të paktën që në kohët e lashta. Recetat që e përdorin atë si një përbërës themelor janë me qindra.

2

Por cilat janë përfitimet konkrete të limonit të ngrirë?

I pari: Është i pasur me vitaminë C. Kjo vitaminë ka kryesisht veti imunostimuluese. Por jo vetëm kaq. Ndihmon gjithashtu në luftimin e stresit dhe përthithjen më shumë të hekurit nga ushqimet. Përqendrimi më i madh i kësaj vitamine është tek tuli, dhe ngrirja e limonit lejon që ajo të konsumohet.

Vitamina C besohet të jetë e pranishme në lëkurë dhjetë herë më shumë se tek tuli i frutit. Këto nivele të vitaminës C e bëjnë gjithashtu limonin e ngrirë një antioksidant të fuqishëm.

I dyti: Forcon sistemin imunitar. Limoni i ngrirë kundërshton shumë sëmundje sezonale, siç janë ftohja dhe gripi.

I treti: Ju ndihmon të humbni peshë. Konsumi i përditshëm i limonit të ngrirë ndihmon për shkrirjen e yndyrnave në gjak. Është e rëndësishme të nënvizohet se “terapia” e limonit të ngrirë kundër yndyrave nuk mund të funksionojë vetëm: në fakt ajo duhet të shoqërohet me një dietë të shëndetshme dhe korrekte.

E kartërta: Dezinfekton mishrat e dhëmbëve. Është i shkëlqyeshëm për pastrimin e dhëmbëve dhe mirëqenien e mishrave të dhëmbëve.

Si ta përgatisim?

Mënyra e duhur për ta konsumuar është ta grini pas ngrirjes. Bëjeni këtë. Lani dhe dezinfektoni limonin me pak ujë dhe sodë buke, ose me uthull molle. Pasi të lahet, vendoseni në frigorifer, në pjesën e ngrirjes.

Të nesërmen, thjesht merrni kokrrën e limonit dhe me ndihmën e një rendeje, grijeni atë në një enë bazuar në aq sa ju nevojitet. Mund të spërkatni pluhurin e limonit në pjatat tuaja ose ta shtoni atë në pije.

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi pianetadonne.blog

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top