Mirëqenie

July 16, 2020 | 10:19

Përfitimet e përfshirjes së pjeprit në dietë

Kur synoni të përmirësoni cilësinë e dietës tuaj gjatë muajve të verës, është e pamundur të mos i referoheni përfitimeve të pjeprit, një ndihmë e shkëlqyeshme për ata që duan të mposhtin mbajtjen e ujit dhe të furnizohen me antioksidantë.

Fruti i një bime të njohur me emrin Cucumis melo, i përket familjes Cucurbitaceae. Duke u fokusuar në veçantitë e tij ushqyese, kujtojmë se 100 gram pjepër na jep 33 kalori. Një tjetër gjë e rëndësishme për tu theksuar është pasuria e tij me ujë.  Kjo veçori e bën atë një eliksir të çmuar kur bëhet fjalë për luftimin e mbajtjes së ujit, një problem që efektet estetike të të cilit mund të jenë veçanërisht të bezdisshme gjatë verës.

Siç theksohet nga ekspertët e grupit Humanitas, duke folur në lidhje me përfitimet e pjeprit, domosdoshmërisht, ndalemi në përmbajtjen e tij antioksiduese. Midis këtyre mund të përfshijmë vitaminën C, e cila është thelbësore për efikasitetin e sistemit imunitar. Gjithashtu për të mos u harruar është edhe prania e vitaminës A, e domosdoshme për mbrojtjen e lëkurës nga dëmtimi UV dhe për shikim efikas. Gjithashtu nuk duhet anashkaluar edhe prania e vitaminës B, thelbësore për efikasitetin e metabolizmit.

Duke u kthyer për një moment tek antioksidantët, është e nevojshme t’i kushtoni vëmendje karotenoideve si alfa-carotene, beta-carotene dhe lutein.

Përfshirja e pjeprit në dietë është e dobishme për të ulur rrezikun e sindromës metabolike, si dhe për të përmirësuar rezistencën ndaj insulinës dhe për të ulur stresin oksidues në rast diabeti.

Të flasësh për përfitimet e pjeprit është e rëndësishme, por kundërindikacionet e tij nuk duhet të anashkalohen asnjëherë. Këto përfshijnë trajtimet farmakologjike me diuretikë. Në kuadër të kësaj, është e përshtatshme të kërkoni këshilla nga mjeku juaj para se të përfshini pjeprin në dietë.

 

Burimi / https://dilei.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top