Mirëqenie

April 28, 2020 | 8:06

Përfitimet e shumta që merr shëndeti nga përdorimi i gjetheve të dafinës

Gjethet e dafinës janë aromatike dhe janë përdorur tradicionalisht në kuzhinën botërore. Me një aromë të fortë, zakonisht përdoret në përgatitjen e mishit, qepës dhe supave.

Por dafina nuk njihet vetëm për vlerat e saj në gatim, pasi ajo shquhet dhe për vetitë e saj medicinale. Gjethet e dafinës ju sigurojnë rreth 320 kalori për 100 gramë konsumim. E pasur me karbohidrate dhe fibra, gjithashtu ka yndyrna të ngopura. Gjethet e përmbajnë vitamina A, B, C dhe D, si dhe janë të pasura me minerale si kalcium, hekur, kalium dhe magnez.

Dafina është një bimë që mund të konsiderohet e zakonshme, nuk është shumë e vështirë të gjendet dhe mund të blihet lehtësisht në një dyqan ushqimi shëndetësor ose edhe në treg, prandaj është e nevojshme të dimë gjithçka që mund të përfitojmë.

Këtu janë disa nga përfitimet që sjell përdorimi i gjetheve të dafinës:

Për tretje

Era e fortë e çajit të dafinës stimulon prodhimin e pështymës dhe enzimave të tjera tretëse, të cilat ndihmojnë në dekompozimin e grimcave të ushqimit, duke promovuar tretjen e shëndetshme. Gjithashtu ai njihet për të luftuar urthin dhe fryrjen. Një filxhan i këtij çaji parandalon kapsllëkun.

Për parandalimin e kancerit

Në gjethet e dafinës gjenden komponime antikancerogjene, si acidi kafeik, kuercetina, euganoli dhe katekina, të cilat kufizojnë metabolizmin e leukemisë dhe qelizat e kancerit të gjirit. Parthenolidi fitonutrient gjithashtu kufizon rritjen e qelizave kanceroze të qafës së mitrës.

Për problemet me frymëmarrjen

Çaji i dafinës përdoret kundër etheve dhe gripit dhe ndihmon në lehtësimin e kongjestionit të hundës. Gjethet gjithashtu kanë veti antibakteriale, duke ndihmuar në luftimin e baktereve të gripit.

Për zemrën dhe kontrollin e hipertensionit

Gjethet e dafinës janë të pasura me komponime që ndihmojnë zemrën të tilla si; rutin, salicilatet, acidin kafeik dhe fitonutrientët. Ato zvogëlojnë shanset për të zhvilluar sëmundje koronare të zemrës.

Për diabetikët

Gjethet e dafinës janë të dobishme për të luftuar diabetin e tipit 2, pasi ato rrisin prodhimin e insulinës duke kontrolluar nivelin e glukozës në trup.

Karakteristikat anti-inflamatore

Përbërja Parthenolide, e pranishme në dafinë, është anti-inflamatore. Vaji i nxjerrë prej gjetheve të dafinës mund të përdoret për lehtësimin e migrenës dhe artritit.

Për lëkurën

Gjethet e dafinës përmbajnë një larmi antioksidantësh dhe komponimesh antiseptike që konsiderohen të dobishme për lëkurën.

Përfitime të tjera

Çaji i dafinës përdoret për të ruajtur një cikël të rregullt menstrual dhe për të lehtësuar dhimbjet e tyre. Përveç kësaj, ndihmon në shkrirjen e gurëve në veshka si dhe mund të përdoret edhe për higjienën orale.

 

 

Burimi / https://vibee.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top