Vaji i peshkut është i këshillueshëm pasi është i pasur me omega 3. Përdorimi i këtij vaji jep rezultate mjaft të mira për zbutjen e efekteve anësore ndaj kurave për personat që vuajnë nga kanceri.
Ky është konkluzioni i një studimi kryer së fundi nga Universiteti i Çikagos në SHBA.
Sipas hulumtuesve, acidet yndyror omega 3 zvogëlojnë efektet anësore të terapive të gjatë që u duhet të përballojnë të sëmurët me kancer.
Në studim morën pjesë disa pacientë që vuajnë nga kanceri i gjirit dhe kanceri i zorrëve.
Po mendohet për të bërë të përdorshme një kurë konkrete me doza të omega 3 për pacientët që janë duke u trajtuar ndaj kancerit.
Burimi / gsh.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.