Mirëqenie

June 9, 2018 | 13:01

Pijet më efektive për të humbur peshë…

Nëse jeni gjithmonë në kërkim të mënyrave më të shëndetshme dhe efikase për të hequr kilet e tepërta, duhet të provoni disa pije të mrekullueshme dobësuese.

Siç e dini trupi i njeriut përbëhet nga 75% ujë që përkthehet në peshë trupore. Një mënyrë efikase për t’u ndjerë më të lehtë janë pikërisht pijet dobësuese që duhen konsumuar.

Shalqi dhe ujë me limon– Një fetë shalqi, tre gota me ujë me limon dhe kube akulli. I kaloni të gjitha në frulator dhe në fund shtoni copat e akullit.

Lëng portokalli, limon dhe grejfruit– Një gotë me lëng portokalli të shtrydhur dhe lëngu i gjysmë limoni dhe gjysmë grejfruiti. I përzieni sa të fitoni një masë homogjene dhe pijeni të ftohtë ose në temperaturë ambienti.

Lëng kivi dhe spinaqi– Mjafton 1 kivi, tre gjethe spinaq, 250 ml ujë dhe ëmbëlsues. I kaloni të gjitha në frulator.

Lëng boronice– 250 ml ujë të ftohtë ose qumësht i skremuar dhe 150 gr boronica. I kaloni në frulator dhe mund t’i pini me ose pa akull.

 

Burimi / TopChannel

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top