Mirëqenie

November 23, 2017 | 10:48

Përfitimet nga ecja zbathur në tokë

Fotoja poshtë prezanton qarkullimin facial të përmirësuar (në anën e djathtë) 20 minuta pas ecjes zbathur, sipas dokumentarit nga Speckle Contrast Laser Imager (blu e errët – qarkullim i dobët, blu në të kuqërremtë – qarkullim i lartë i gjakut).

Fotot janë marrë nga Scientific Research Publishing. Ecja zbathur do të thotë vendosja e këmbëve tuaja direkt në tokë, pa këpucë dhe pa çorape. Logjika pas kësaj praktike lidhet me ‘karikimin negativ intesiv’ nga ana e Tokës. Ky karikim është i pasur me elektrone, teorikisht, na jep një dozë të mirë antioksidantësh dhe shkatërron radikalet e lira. Vendosja e këmbëve në tokë zbathur absorbon një pjesë të mirë të elektroneve negative.

Disa studime të ndryshme nga Journal of Environmental and Public Health, tregojnë se ecja zbathur mund të shërbejë si  trajtim për sëmundjet degjenerative kronike, për stresin kronik, inflamacionet, stresin, pagjumësinë, problemet me zemër etj.

Madje në disa studime pohohet se, ulje të nivelit të uresë në gjak tek personat që ecin zbathur dhe bëjnë ushtrime fizike gjithashtu. Kjo sepse ecja zbathur prek metabolizmin e proteinave, duke balancuar azotin. Kjo e dhënë është bazike për atletët. Ndihmon shumë ata që kanë probleme me tiroidet dhe sistemin nervor. Jo vetëm kaq, por konfirmohet edhe efekti psikologjik, duke përfshirë edhe përfitime si ‘luftë rrudhave’.

Kur ecim zbathur, ritmi i hormonit të stresit, kortizoli, fillon të normalizohet. Sot në treg (jo në tregjet tona) ka edhe këpucë me lëkurë vegane (kështu quhen), por ecja në bar ose anash detit, do ishte idealja. Nuk përfiton nëse ecën në asfalt, plastikë, dru etj. Frekuenca apo pulsi i tokës sipas professor W.O. Schumann, është afro 10hz./Mësimet e Diolës

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top