Mirëqenie

May 27, 2020 | 10:52

Përfitimet që aloe vera sjell për flokët dhe lëkurën

Aloe Vera njihet për vlerat e saj të jashtëzakonshme. Kjo bimë përmban një xhel, që është shumë i dobishëm për lëkurën. Xheli ndihmon në problemet me aknet, zvogëlon inflamacionin, largon skuqjen dhe i jep lëkurës freski.

Një vlerë shumë të madhe ka edhe gjalpi Aloe Vera, i cili është një përbërës i shkëlqyeshëm për lëkurën. Ai e bën lëkurën dhe flokët tuaj me shkëlqim, largon pikat e errëta nga fytyra dhe gjithashtu shëron shenjat që mund të kenë lënë aknet në fytyrë.

Gjalpi përdoret si maskë për fytyrën dhe si locion trupi. Ka disa veti anti-inflamatore dhe gjithashtu vepron si një oksidues për të parandaluar dhe trajtuar dëmtimin e lëkurës, përfshirë edhe plakjen e parakohshme.

Gjalpi Aloe Vera bën mrekulli edhe me flokët, u jep atyre shkëlqim dhe ndihmon në rritjen e tyre.

 

Burimi / tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top