Mirëqenie

November 6, 2018 | 8:59

Përfitimet që i sjell organizmit konsumimi i portokallit

Portokalli përmban shumë vlera ushqyese, pasi është i pasur me vitamina A, B, C, P, fosfor etj. Ky frut ka përmbajtje të lartë të vitaminës C. Portokalli është i pasur me fibra dhe ka një indeks të lartë glicemie, që e bën atë një mundësi të mirë ushqimi për diabetikët. Lëngu i portokallit gjendet në krye të listës së lëngjeve që janë më të konsumuara, pasi ai ka një vlerë të madhe ushqyese për organizmin.

Ndihmon në forcimin e imunitetit: Një portokall i vetëm mund të plotësojë më shumë se 100% të kërkesës sonë të përditshme për vitaminën C. Ky ushqyes jetik ndihmon në përmirësimin e imunitetit, duke na mbajtur larg nga sëmundjet dhe infeksionet.

Gjithashtu, lëngu i portokallit ndikon pozitivisht edhe te flokët dhe u jep fortësi dhe elasticitet, forcon thonjtë dhe u jep shkëlqim.

 

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top