Studim

November 6, 2018 | 9:33

Studim / Harresa është sinonim i inteligjencës…

Ka njerëz që krenohen për një kujtesë të shkëlqyer. Mirë për ta! Kjo cilësi mund të jetë shumë e dobishme në disa situata, për shembull kur studion ose në disa situata sociale. Por le të themi të vërtetën: të kujtosh çdo hollësi të çdo situate është praktikisht e pamundur. Ashtu si nuk mund të kujtojmë objektivisht çdo gjë që është studiuar në shkollë, veçanërisht gjatë një periudhe të gjatë kohore.

Kur harrojmë diçka, ndonjëherë ndihemi pak budalla. Nëse jemi në supermarket dhe nuk e kujtojmë atë që duhej të blinim, të shkakton ndjenja jo shumë të këndshme. Herë të tjera, mund të hyjmë në një dhomë në shtëpinë tonë dhe, një moment më vonë, pyesim veten pse shkuam atje, çfarë do bënim.

Shkurtimisht, nganjëherë mund të keni një nga boshllëqet e famshme të kujtesës. Lajm i mirë është se nuk duhet të shqetësohemi! Dy studiues nga Universiteti i Torontos (Kanada), Paul Frankland dhe Blake Richards bënë një zbulim sa të rëndësishëm aq edhe interesant. Në fakt Kujtimet e vjetra të trurit tonë vijnë, ‘të mbishkruara’ nga ato të reja. Shkurtimisht, të kujtosh atë që ka ndodhur shumë kohë më parë është ‘teknikisht’ e pamundur.

Sipas studimit të lartpërmendur, kujtesa ‘e përkryer’ nuk është aspak e lidhur me një IQ të lartë. Në fakt më e dobishme dhe madje më e shëndetshme është që të kujtosh pak nga gjithçka dhe të harrosh detajet e vogla. “Është e rëndësishme që truri të harrojë disa detaje të parëndësishme dhe në vend të kësaj të fokusohet në gjëra që do të ndikojnë në vendimet e botës reale”, shpjegoi Richards në një intervistë me CNN.

Në trurin tonë ekziston një mekanizëm i vogël i quajtur hippocampus, ku kujtimet tona janë fjalë për fjalë “të ruajtura”. Hippocampus ‘punon’ në mënyrë që të heq qafe detaje të parëndësishme dhe të përqendrohet në atë që ka vërtet rëndësi. Kjo na ndihmon të marrim vendimet e duhura në një mënyrë mjaft efikase. Kur ky mekanizëm funksionon, truri ynë “mbishkruan” kujtimet e vjetra me kujtime të tjera, më të rëndësishme dhe të reja.

Një tru ‘i mbushur’ me informacione ka më shumë ‘rreziqe’ se ‘pritja’ e një konflikti kur është fjala për marrjen e një vendimi të rëndësishëm. Shkurtimisht, ai mund të jetë ‘i pavendosur’ sepse merr parasysh shumë variabla. Po ti referohemi aktualitetit: njeriu modern ‘harron natyrshëm’ se si të kryejë detyra të caktuara, sepse e di se teknologjia po e ndihmon atë.

 

Burimi / donna.fidelityhouse.eu

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top