Mirëqenie

September 19, 2018 | 14:45

Përfitimet që i sjell organizmit uji detoks me kastravec

Uji me kastravec është një nga pijet më të mira për detoksifikimin e trupit. Ata që e konsumojnë këtë pije kanë shumë përfitime dhe ne po ju paraqesim disa prej tyre.  Ata që duhet ta pinë më shumë janë personat që duan të humbasin peshë.

Është një depo vitaminash e vlerash ushqyese

Uji me kastravec përmban vitamina A, C dhe E, të cilat luftojnë veprimin e radikaleve të lira në trupin e njeriut. Këto vitamina, kombinuar me vlerat e tjera ushqyese të kastravecit, parandalojnë mpiksjen e gjakut.

Mban në kontroll tensionin e gjakut

Pirja e vazhdueshme e ujit me kastravec jo vetëm që hidraton organizmin, por ndihmon në mbajtjen nën kontroll të presionit arterial. Kastraveci ushqen zemrën me sasinë e duhur të potasit duke favorizuar në këtë mënyrë qarkullimin e duhur të gjakut.

Ul dëshirën për të ngrënë

Kastraveci bën pjesë në listën e ushqimeve që ju ngopin menjëherë. Nëse pini ujë me kastravec gjatë vakteve të ndërmjetme do të ndiheni më të ngopur.

Përmirëson shëndetin e lëkurës

Lëkura është organi më i madh në trupin e njeriut. Kontakti i drejtpërdrejtë me rrezet e diellit dhe djersitja bëjnë që lëkura të humbasë lëngje dhe të jetë më e thatë. Uji me kastravec ka në përmbajtjen e tij shumë silic, i cili eliminon toksinat nga lëkura duke e bërë të duket më e freskët dhe e re.

Aleat për shëndetin e mëlçisë

Sasia e lartë e vitaminave A, B,C dhe E që gjenden në këtë ujë, kombinuar me mineralet si kalciumi, fosfori dhe potasi ndihmojnë në detoksifikimin e mëlçisë.

 

Burimi / http://gazeta-shqip.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top