Uji i vakët konsiderohet si ilaçi më i lirë. Edhe pse mund të mos shijojë, pasi jeni mësuar që të pini ujë të ftohtë, konsumimi i ujit të ngrohtë sjell shumë përfitime për shëndetin tuaj dhe shija mund të përmirësohet duke shtuar limon.
Pirja e një gote me ujë të ngrohtë në mëngjes ndihmon trupin të heqë qafe toksinat. Uji i ngrohtë ‘shpërbën’ ushqimin në stomak, prandaj sistemi tretës do të funksionojë më mirë. Gjithashtu, kur toksinat largohen, qarkullimi është më i mirë.
Uji i vakët vepron si laksativ, prandaj nëse vuani nga kapsllëku, uji i vakët ju vjen në ndihmë. Kur të keni problem me kapsllëkun, pini disa gota ujë të ngrohtë sapo të ngriheni dhe kjo do të stimulojë punën e zorrëve. Pirja e disa gotave ujë të ngrohtë mund të lehtësojë dhimbjen menstruale, sepse nxehtësia e ujit do të zvogëlojë spazmën e muskujve të barkut.
Burimi / https://lajme.rtsh.al/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.