Shafran i Indisë përforcon imunitetin
Deri tani të gjithë e kemi kuptuar që shafrani i Indisë është i shkëlqyeshëm për imunitetin tonë dhe shëndetin e përgjithshëm.
Mund të çojë në humbje peshe
Shtimi i konsumimit të shafranit të Indisë mund të ndihmojë në zbutjen e inflamacionit të lidhur me mbipeshën dhe t’ju japë një nxitje të lehtë në djegien e dhjamit.
Lehtëson simptomat e artritit
Është me natyrë anti-inflamatore dhe ndihmon për të zvogëluar dhimbjen, ngurtësinë dhe ënjtjen në nyje.
Përmirëson humorin tuaj
Shafran i Indisë zvogëlon inflamacionin, i cili luan një rol të madh në depresion. Inflamacion dhe depresion? A nuk duhet ta lidhim atë me serotoninën dhe dopaminën që ndihmon në rritjen?
Zvogëlon nivelet e sheqerit
Shafran i Indisë ndihmon si një agjent hipoglikemik, i cili kontribuon në uljen e niveleve të sheqerit në gjak.
Ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
Shafrani i Indisë ndihmon në parandalimin ose vonimin e shfaqjes së Alzheimerit. Konsumimi i shafranit të Indisë mund të ndihmojë në rritjen e kujtesës.
Ka veti antikancerogjene
Kurkumina që gjendet në shafranin e Indisë ka veti anti-kanceroze, që do të thotë se mund të ulë ënjtjen dhe inflamacionin.
Ul nivelet e kolesterolit
Shafran i Indisë mund të ulë nivelet e yndyrnave në gjak të quajtura trigliceride, të cilat janë një lloj yndyre që formohet në gjakun tuaj kur hani më shumë kalori sesa digjeni.
Mund të lehtësojë efektet e IBS dhe kolitit
Njerëzit me sindromën e zorrës së irrituar mund të rrisin marrjen e shafranit të Indisë për të lehtësuar disa nga shqetësimet e barkut.
Burimi / https://timesofindia.indiatimes.com/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.