Mirëqenie

August 31, 2020 | 9:43

Përfitimet që merr trupi nga shtimi i konsumimit të spinaqit

Niveli i lartë i hekurit nuk është i vetmi fakt që e bën spinaqin të denjë të quhet një “super-ushqim”. Rezulton se spinaqi mund ta bëjë trupin më të shëndetshëm dhe më të fortë në shumë mënyra, duke filluar që nga shkëlqimi i lëkurës e deri tek përmirësimi i procesit të tretjes.

Ja se si mund të ndryshojë trupi juaj nëse përfshini më shumë spinaq në dietë:

Kockat dhe muskujt mund të forcohen.

Spinaqi është i pasur me shumë vitamina, minerale dhe lëndë ushqyese, përfshirë hekur, magnez, kalium, mangan dhe vitaminë C. Në veçanti, magnezi që gjendet në spinaq mund të forcojë muskujt dhe sistemin nervor. Ai ju jep energji dhe përmirëson metabolizmin. Për më tepër, spinaqi ndihmon në parandalimin e osteoporozës.

Përmirëson shikimin dhe e bën atë më të mprehtë.

Spinaqi ul rrezikun e sëmundjeve të syrit. Shkencëtarët besojnë se njerëzit që përfshijnë spinaq në dietën e tyre kanë më pak probabilitet të zhvillojnë kataraktin dhe probleme të tjera të shikimit që shfaqen me moshën, të cilat janë shkaqet kryesore për përkeqësimin e shikimit që mund të çojnë deri në verbim.

Përmirëson qarkullimin e gjakut.

Spinaqi ka nivele të larta të kaliumit që e bëjnë atë mjaft të efektshëm në luftimin e presionit të lartë të gjakut. Për më tepër, spinaqi mund t’ju ndihmojë të përmirësoni qarkullimin e gjakut. Por, mos harroni që ngrënia e ushqimeve të shëndetshme nuk i zëvendëson dot ilaçet. Presioni i lartë i gjakut mund të jetë i rrezikshëm, dhe do të ishte më mirë të vizitonit mjekun për një ekzaminim mjekësor.

Flokët dhe lëkura juaj bëhen më të shëndetshme dhe më të bukura.

Spinaqi është një burim i mirë i vitaminës A, e cila është shumë e rëndësishme për shëndetin dhe bukurinë e lëkurës dhe të flokëve. Kjo vitaminë mbron qelizat tona. Mungesa e saj mund të shkaktojë rënie të flokëve dhe mund ta bëjë lëkurën të thatë. Vitamina C, e cila gjithashtu gjendet në spinaq, kontribuon në ndërtimin e kolagjenit, i cili i jep strukturë lëkurës dhe flokëve.

Përmirëson tretjen.

Përveç se është i pasur me vitamina dhe lëndë ushqyese, spinaqi përmban shumë fibra që e bëjnë procesin e tretjes më të shëndetshëm dhe më të rregullt. Spinaqi gjithashtu mund të parandalojë kapsllëkun. Një nga gjërat më të mira në lidhje me spinaqin është se mund ta konsumoni edhe ashtu siç është. Ka disa receta të shijshme ku mund të përdorni spinaq:

Në sallatën tuaj me perime.Mund t’i shtoni gjethet e spinaqit në “smoothie”.

Mund të bëni salcë spinaqi për makaronat tuaja. Spinaqi është një produkt me shumë përfitime shëndetësore, por mos harroni që nuk e zëvendëson ndihmën mjekësore profesionale. Nëse keni probleme serioze shëndetësore, mos mendoni t’i trajtoni ato vetëm me ushqime të shëndetshme, por shkoni menjëherë tek mjeku.

 

 

Burimi / http://www.panorama.com.al/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top