Mirëqenie

July 2, 2018 | 14:34

Përfitimet shëndetësore që sjell konsumimi i akullores

Akullorja është ëmbëlsira perfekte për një ditë të ngrohtë vere. Por për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit dhe faktit se mund të ndotet shumë shpejt nga mikrobet, shpesh lexojmë artikuj të ndryshëm në internet për dëmet që ajo shkakton. 

Megjithëse disa çështje të ngritura prej tyre janë të vërteta, nëse e konsumoni akulloren në sasi të moderuar dhe përdorni vetëm akullore cilësore, thuajse të gjitha këto probleme zhduken, madje përveçse shijes fantastike dhe freskisë ju do të siguroni edhe disa përfitime të tjera shëndetësore nga akullorja.

Burim i mirë vitaminash

A e dinit se akullorja është e pasur me vitaminat A, B6, B12, C, D dhe E. Akullorja gjithashtu përmban dhe vitaminë K e cila parandalon mpiksen e gjakut që mund të shkaktojë bllokim të enëve të gjakut.

Ju furnizon me energji

Jo vetëm që është një burim fantastik vitaminash, akullorja është dhe një burim i mirë energjie. Akullorja është e pasur me karbohidrate, yndyra dhe proteina të cilat janë të gjitha lëndët që i nevojiten trupit për të krijuar energji. Por mos harroni konsumoheni në sasi të moderuar!

Burim i mirë mineralesh

Mineralet si kalciumi dhe kaliumi gjenden në sasi të mëdha te akullorja. Kalciumi është thelbësor për të pasur kocka të forta dhe të shëndetshme gjithashtu ai redukton mundësinë e zhvillimit të gurëve në veshka.

Stimulon trurin

Konsumimi i akullores stimulon prodhimin e serotoninës i cili është një hormon që na jep kënaqësi kur çlirohet, dhe gjithashtu ky hormon redukton nivelin e stresit dhe të ankthit duke e lehtësuar “barrën” e trurit dhe duke e bërë atë të punojë në mënyrë më efikase.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top