Këshilla & Arsye

July 2, 2018 | 14:39

Ushtrimet fizike që ulin nivelin e sheqerit në gjak

Diabeti i prek rreth 3.7 milionë persona vetëm në Mbretërinë e Bashkuar. Ekspertët thonë se në mënyrë që ta parandaloni zhvillimin e diabetit, ju duhet të ndryshoni mënyrën si ushqeheni, si dhe të bëni ushtrime të rregullta fizike.

Megjithatë, nuk është vetëm kjo – ata pohojnë se disa ushtrime fizike janë më të mira sesa tjerat në aspektin e zvogëlimit të niveleve të sheqerit në gjak.

Ekspertët shëndetësorë thonë se pacientët duhet të synojnë të bëjnë të paktën 150 minuta aktivitet me intensitet të moderuar çdo javë, e ky aktivitet përfshin çdo lloj të ushtrimeve aerobike të cilat e rrisin pulsin e zemrës dhe i bëjnë pacientët të djersiten.

Ecja me ritëm të shpejt, çiklizmi ose noti janë zgjedhje ideale për pacientët. Përveçse ndihmojnë në kontrollimin e sheqerit në gjak, këto ushtrime janë të mahnitshme edhe për zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare. 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top