FB

November 23, 2021 | 8:40

Përkëdheljet shërojnë zemrën e meshkujve

Përkëdhelitë i bëjnë mirë zemrës: prej kohësh flitet për vlerën e tyre terapeutike, por kësaj here studiuesit e universitetit të Salt Lake City (SHBA) kanë shkuar edhe më tej.

Ata kanë matur përqendrimin e ositoksinës (i ashtuquajturi hormoni i dashurisë), kortizolit (hormonin e stresit) dhe atë të alfa-amilasës (një tjetër tregues i tensionit) te 36 çifte që kishin ndjekur një program të bazuar te përkëdhelitë, për një periudhë një mujore.

Çiftet duhet të përkëdhelnin njëri-tjetrin 30 minuta, tri herë në javë në qafë, shpatulla dhe duar. Pas përfundimit të këtij programi, studiuesit kanë arritur rezultate të dukshme. Ata dolën në përfundimin se rezultatet ishin përmirësuar ndjeshëm krahasuar me normën, me një efekt kardiombrojtës sidomos te meshkujt.

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 162

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top