Dëshmi

April 15, 2020 | 8:06

Përqafim emocionues në kohën e koronavirusit, Giorgio dhe Rosa, një takim i paharrueshëm në spital

Ai u shtrua në spital për Covid që në 17 mars. Gruaja e tij u shtrua në spital për një sëmundje tjetër më pak serioze. Mjekët organizuan një takim befasues: “Një përqafim i gjatë, fjalë të ëmbla, dhjetë minuta butësi”. Vështirë për të mos u emocionuar.

2Imazhe të bukura, të cilat prekin thellësisht me thjeshtësinë e tyre. ASST Cremona, Agjencia Territoriale Socio-Shëndetësore i publikoi në Facebook fotot.

Giorgio dhe Rosa janë martuar prej 52 vjetësh, (megjithëse për ta – siç e pohojnë – janë shumë më pak).

Ai është shtruar në spital për një pneumoni nga Covid-19 që në 17 mars.”Në këtë periudhë – thotë Manuela Denti (Koordinatore e Gjinekologjisë) – mësuam ta njohim atë dhe ai të na njohë ne. Është krijuar një lidhje e bukur. Giorgio është një nga ata njerëz, që të bën për vete, nuk ankohet kurrë, dhe thotë gjithmonë faleminderit. Në një moment të caktuar ai na rrëfeu trishtimin që ndjeu, sepse donte të shkonte në shtëpi te Rozhi i tij”. Disa ditë më vonë gruaja e tij Rosa gjithashtu u shtrua në spital në kirurgjinë multispecialistike. Kushtet e saj, fatmirësisht janë jo të rënda, dhe favorizuan një rehabilitim të shpejtë. “Kolegia ime Carla Garello (Koordinatore e Kirurgjisë Multispecialistike) nuk ngurroi për asnjë moment – vazhdon Denti. – Ne ramë dakord që ata të takoheshin, pra t’ua bënim surprizë”.

“Ishte një nga ato takime që nuk harrohen. Askush nga ne nuk arriti t’i mbajë lotët. Një përqafim i gjatë, fjalë të ëmbla, dhjetë minuta butësi dhe dëshirë për të siguruar shëndet reciprok. E vetmja keqardhje ishte të mos i lejonim të qëndronin bashkë. Shpresojmë që Giorgio së shpejti do të arrijë tek Rosa alla Levata – përfundon Denti, – gjithashtu sepse ai mezi pret të përkëdhelë edhe Willy-in, qenin që ka jetuar me ta për 17 vjet”.

Giorgio dhe Rosa po e rimarrin veten pas disa javëve të vështira.

1

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi today.it / Foto: ASST Cremona

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top