Në fokus

April 15, 2020 | 8:06

Vetëvlerësimi dhe shpirtërorja, si të rigjejmë energjinë

Të kesh besim te vetja dhe aftësitë e tua, mund të mos jetë dhe aq e qartë. Është e vërtetë që ka njerëz që duket sikur janë të imunizuar nga rënia e vetëvlerësimit, por si ia bëjnë? Mundet, sepse thjesht kanë stërvitur koeficientin e tyre emocional, inteligjencën emocionale. Nëse do të rigjesh besimin se kush je, mbështetuni ekskluzivisht vetëm tek mendja juaj. Mundet të ndodhë që të përballeni me një seri të gjatë momentesh jo dhe do ta keni të vështirë të gjeni një rrugëdalje nga këto kohë të vështira.

Mendja punon për problemet materiale. Ajo nuk bën gjë tjetër përveç interpretimit të të dhënave që merr nga bota e jashtme, por është e paaftë t’i afrohet jetës në aspektin shpirtëror. Në të vërtetë, mendja është shumë e mirë për të ngatërruar idetë tuaja nëse ia lejoni. Dhe kështu e gjeni veten duke u përballur me çështje që prekin shpirtin, duke kërkuar përgjigje intelektuale, prova fizike, arsyetim teorik.

Mendja ka nevojë për rezultate të matshme, të prekshme, për të provuar veten dhe fuqinë e saj. Ajo ka nevojë për siguri dhe demonstrime që shpirti nuk mund t’ia japë. Dhe për ta qetësuar, e vetmja mënyrë, ndonjëherë, është ta lëmë të shkojë paksa, dhe thjeshtësisht ta lejojmë veten të jetojmë.

Dhe ndërsa mendja përpiqet të njohë shpirtin, duke krijuar kushtet më të mira të mundshme logjike, duke u përpjekur të krijojë një ndjenjë dashurie të arsyetuar, zemra kufizohet në të qenit e pranishme në çastin kur përjeton menjëhershëm gëzimin dhe besimin e qenies së vet. Zemra nuk kërkon shkurtime, zbrazëti, kompromise. Zemra mbetet spontane, nuk i nënshtrohet logjikës. Ajo thjesht mbështetet në atë që tashmë njeh dhe që mendja injoron.

“Ajo që zemra njeh sot, mendja do ta përfshijë nesër”. Seneca

Ky ushtrim duhet bërë menjëherë, mjafton një çast për ta realizuar (dhe për t’i bërë provë konkrete mendjes tuaj), sa e rëndësishme është të dëgjoni atë që zemra na komunikon. Gati?

Vendoseni një dorë në zemër dhe dëgjoni rrahjet e saj. Shkëpusni mendjen, domethënë, identifikohuni me zemrën tuaj. Në këtë çast, në këtë rrahje, po lëshon energji elektromagnetike për të komunikuar me botën e jashtme. Çfarë komunikoni? Çdo rrahje dërgon sinjale jashtë, secila jo-rrahje merr sinjale në vend. Mendja juaj e ka të vështirë ta pranojë këtë lidhje energjike me të gjithë, preferon të ndahet sepse vetëm duke qëndruar e shkëputur, gjen individualitetin e saj. Për zemrën e kundërta është e vërtetë.

Zemra është e vetëdijshme për këtë lidhje të padukshme, që na lidh me çdo qenie tjetër të gjallë në planet, ashtu siç është e vetëdijshme se është e gjallë nga një energji që shkon përtej pesë shqisave tona. Po kush e bën zemrën tënde të rrahë tani? Jo, nuk je ti. Është e njëjta energji që rrit fijet e barit të dhe bën diellin të shkëlqejë. Je i lidhur me gjithçka që jeton në këtë çast. Zemra juaj rreh në unison me Jetën.

Por çfarë lloj prove është? Mendja e dikujt mund ta kundërshtojë. Shkëlqyer. Bëni të njëjtin ushtrim para një qeni (nëse nuk e keni, merreni hua). Mundohuni të komunikoni me të, nga zemra në zemër. Qeni nuk dëgjon, ndjen! Kafshët e kuptojnë nëse keni frikë, jeni i trishtuar, apo nëse doni të luani… por, ne kemi të njëjtën fuqi, thjesht duhet ta rimendojmë atë pjesë që mund të dëgjojë atë që zemra ka për të thënë. Dhe a e di si të thuash jo? Kush shkon me çalamanin, mëson të çalojë. Kalimi i kohës me miqtë tanë SHPIRTËRORË, na ndihmon të rizbulojmë shpirtin.

Harmonia mendje-zemër

Perëndimi na mëson se qendra e mençurisë qëndron në kafkën tonë. Një masë materieje gri e të menduarit, duhet të jetë gjëja më e vlefshme që kemi. Po, mendja është e çmuar … po pjesa tjetër? Inteligjenca jonë gjendet në çdo qelizë të trupit tonë. Dhe për aq sa mendja mund të na ndihmojë të zgjidhim disa çështje, për të tjerat është krejtësisht e padobishme.

Shpirtërorja nuk zhvillohet në terrenin ku konceptet intelektuale janë të frytshme. Kur përqafoni dikë që vuan, kur empatizoheni me dhimbjen e tjetrit, mendja juaj luan në stol, qëndron e vëzhgon. Trupi i transmeton drejtpërdrejt vetes dridhjet emocionale të momentit. Shpirtërorja rritet në tokën pjellore të ndjenjave, ku energjitë e padukshme na japin provën konkrete se ekziston diçka tjetër përveç asaj që perceptojnë pesë shqisat tona. T’i besosh zemrës është thelbësore për rritjen e shëndetshme shpirtërore.

Krijimi i koherencës midis mendjes dhe zemrës do të thotë, të vendosësh dominimin intelektual, të ndalosh gjykimin dhe vënien e etiketave kudo, do të thotë, të fillosh udhëtimin drejt rizbulimit të vetes. Kjo rrugë çon në mënyrë të pashmangshme në të fituarit më shumë të vetëbesimit dhe drejt energjisë që qëndron tek ne, ose më saktë, drejt energjisë që ne jemi. Po, ju dhe energjia që rrjedh kudo jeni e njëjta gjë, ashtu si një gotë oqeani është ende oqean, edhe nëse ndodhet brenda një ene tjetër. Në vend që të gjykosh do të ishte më mirë të kuptosh, në vend që të flasësh, do të ishte më mirë të dëgjosh…

Nuk bëhet fjalë për të mësuar, por për të besuar

Sa më shumë ta bëni këtë besim tuajin, aq më shumë do të provoni energjinë që qëndron tek ju dhe në të gjitha gjërat. Do të mësoni të ndihmoni të tjerët duke projektuar mbi ta energjinë që jeton me ju. Kështu, do të jeni në gjendje t’u jepni atyre forcë dhe mbështetje në mënyrë efektive. Ju kujtojmë se, kur flasim për shpirtëroren nuk po flasim për fenë. Ato janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme.

“E çmoj enkas veten naiv dhe qëndroj larg informacionit të kësaj toke, sepse është mënyra e vetme për të shmangur një qëndrim cinik. Gjithçka bëj, është thellësisht e pavetëdijshme, sepse nuk është e mundur të racionalizohet shpirtërorja”. Kurt Cobain

Feja ju fton të pranoni dogmat e jashtme dhe t’i bëni ato tuajat, shpirtërorja ju fton të rizbuloni veten, ose më saktë, ju fton të rizbuloni të vërtetën që qëndron brenda jush.

 

Përgatiti: Orjona TRESA | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 147

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top