FB

April 14, 2021 | 10:19

Përqafimet e nënës nuk janë kurrë të tepërta

Nënat e dinë mirë se nuk ka asgjë më të bukur në botë sesa të mbajnë fëmijët e tyre në krahë, pavarësisht nga mosha e tyre. Madje, edhe fëmijët e dinë mirë, dhe kur rriten bëjnë sikur nuk duan më ose se nuk u duhen më ata krahët e mëdhenj dhe rehatues.

Por e vërteta është se përqafimet e mamit nuk janë asnjëherë të tepërta dhe mbi të gjitha janë të veçanta. Ato na transmetojnë të gjithë dashurinë amtare, na mbrojnë dhe na bëjnë të ndihemi të sigurt, na japin forcën dhe energjinë e nevojshme, por gjithashtu na bëjnë njerëz më të mirë. Sipas shkencës, përqafimet e nënës na bëjnë empatikë dhe të mirë.

Hulumtimi, i kryer nga Qendra Ndërdisiplinore Herzliya, nga Izraeli dhe i botuar në revistën shkencore amerikane PNAS, zbuloi se fëmijët që marrin dashuri të vazhdueshme që nga lindja, përmes kontaktit fizik me nënën, me përqafime, përkëdhelje dhe gjeste të dashur, zhvillojnë një aftësi natyrore për të qenë më empatikë dhe të sjellshëm kur të rriten.

Ndikimi më i madh dhe më i rëndësishëm do të ndodhte në ditët e para të jetës. Sa më i afërt dhe më shumë të jetë kontakti fizik, aq më shumë fëmijët janë në gjendje të zhvillojnë atë aftësi të veçantë për të rënë në kontakt me emocionet e të tjerëve përmes një ndjeshmërie që nuk i përket të gjithëve.

Studimi u krye në një mostër prej 96 fëmijësh. Studiuesit ndoqën fazat e tyre të rritjes nga lindja deri në moshën 20 vjeç për të arritur në përfundimet që kemi renditur më lart. Ndikimi i kontakteve të konsoliduara të nënave me kalimin e kohës është vendimtar në zhvillimin e karakterit të të vegjëlve.

Sipas studiuesve, është pikërisht falë atij afeksioni të shfaqur fizikisht që fëmijët fillojnë të akordohen në një person tjetër, në këtë rast nënën, duke zhvilluar kështu ato aftësi që i lejojnë ata, pra, të perceptojnë emocionet e të tjerëve. Përmes kësaj qasjeje natyrale dhe joverbale, midis nënës dhe fëmijës, fëmijët mësojnë të njohin sinjalet e komunikimit që ata më pas do t’i gjejnë në ndërveprimet shoqërore, pastaj të zhvillojnë pozitivitet, reciprocitet dhe angazhim të përbashkët.

Revolucioni i butë kalon nëpër përqafimet e një nëne.

 

Burimi / https://dilei.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top