Mirëqenie

November 29, 2019 | 8:42

Përqafimi lufton ankthin

Që përqafimet na bëjnë mirë, dihej me kohë, por tani shkenca vjen edhe me kon firmimin zyrtar. Efekti “terapeutik” i një përqafimi është me shumë gjasa i njohur që nga krijimi i qytetërimit njerëzor, por asnjë studim deri më tani nuk e kishte vërtetuar “fuqinë” e tij.

Studiuesit e Universitetit të Pittsburgh në Virginia (SHBA) kanë vërtetuar se një përqafim jo vetëm lufton ankthin, por madje edhe sëmundjet, përfshirë këtu edhe gripin! Në fakt, përqafimi jo vetëm shton nxehtësinë trupore, por rrit edhe mbrojtësit imunitar dhe më shumë se kaq: nëse jeni sëmurë, një përqafim minimizon simptomat duke favorizuar kështu shërimin.

Studiuesit arritën në këtë përfundim duke analizuar sjelljen e disa vullnetarëve, që iu nënshtruan viruseve të ndryshme të gripit, duke treguar pasoja më të pakta për shkak të “reaksionit” të përqafimit. Me pak fjalë: nuk duhet ta harrojmë asnjëherë këtë gjest kaq të thjeshtë, por kaq të fuqishëm.

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 143

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top