Teste

November 29, 2019 | 8:40

TEST/ A mund të jemi miq me ish-in?

Jeni ndarë nga partneri me të cilin keni përjetuar një histori dashurie, por në fakt vazhdoni të takoheni edhe pasi e keni shkëputur marrëdhënien. A është e mundur miqësia me ish-in? Zbulojeni këtë dilemë duke kryer testin e mëposhtëm.

1

1) Sa kohë ka zgjatur lidhja juaj?

a. Gati 3 muaj

b. As 1 muaj

c. Thuajse 9 muaj

 

2) Arsyeja qe jeni ndarë ishte…

a. Një vendim i marrë nga të dy. Kuptuat se është më mirë të ishit vetëm miq

b. Pasioni i fillimit mbaroi

c. Keni ndryshuar dhe nuk jeni më ata që ishit kur u njohët.

 

3) Miqtë e tij…

a. Disa prej tyre kanë mbetur miq me ju

b. Duket që ata nuk duan t’ju takojnë më

c. Ju përshëndesin, por nuk shpenzoni kohë me ta si përpara ndarjes

 

4) Kanë kaluar 2 javë nga ndarja. Si ndiheni?

a. Mirë. Keni vepruar drejt për të dy!

b. Ndiheni keq kur nuk e keni pranë!

c. Pak në ankth. Jeni ende xheloze për të dhe për të ardhmen e tij!

 

5) Keni pak kohë që jeni ndarë dhe keni kuptuar që atij ka filluar t’i pëlqejë një femër tjetër. Si reagoni?

a. Ndiheni keq. Por keni marrë parasysh se ai mund të lidhet me dikë tjetër ashtu siç mund të ndodhë edhe me ju.

b. Nevrikoseni dhe bëheni xheloze sa jeni gati t’i kërkoni rikthimin

c. Menjëherë viheni në sulm të flisni keq për femrën tjetër që është pranë tij

 

6) Jeni duke e marrë veten nga ndarja dhe pas pak kohësh…

a. Keni nevojë të dini se çfarë është duke bërë ai

b. Mendoni të nisni një lidhje të re, pasi e keni të vështirë të rrini vetëm

c. Përpiqeni ta respektoni ish-in, por nuk hiqni dorë nga argëtimet me miqtë

 

7) Keni vendosur të takoheni për t’u sqaruar…

a. Nuk ju pëlqen kjo ide. Kur jeni ndarë pse të takoheni?

b. Përpiqeni të jeni e sjellshme për t’i treguar se jeni në formë

c. Keni kuriozitet ta shihni se si është…

 

8) Çfarë kujtimesh ruani nga koha e lidhjes suaj?

a. Nuk dëshironi t’i kujtoni. Kur lidhja ka mbaruar, për ju ka mbaruar gjithçka

b. Lidhja juaj ka qenë e mrekullueshme, por sot ka mbaruar

c. Kujtime të këqija…

 

9) Dëshironi t’i flisni ende?

a. Jo. Do të ishtë humbje kohe

b. Shumë. Ju mungojnë bisedat e gjata që bënit bashkë

c. Thjesht për kuriozitet për të kuptuar nëse ka nisur një lidhje të re…

 

10) Gjërat që të ka dhuruar…

a. I keni ruajtur për t’i mbajtur si kujtime

b. I keni hedhur

c. I keni mbledhur në kuti që t’i marrë ai

 

1

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top