Këshilla & Arsye

October 28, 2017 | 8:00

Përqafimi për më shumë se 20 sekonda rrit lumturinë

Vetëm nëpërmjet një përqafimi do të ndiheni më të lumtur dhe do të keni më shumë besim tek të tjerët.

1-181

Oksitocina është një nga neurotransmetuesit më të fuqishëm në trurin tonë. Ajo kërkon teknika stimuluese të veçanta për t’u çliruar në mënyrë natyrale. Një ndër të cilat është përqafimi.

Efektet pozitive të oksitocinës përfshijnë uljen e shtypjes së gjakut, uljen e niveleve të stresit, të cilat i referohen hormonit të quajtur kortizol.

Sipas disa studimeve nga Universiteti i Karolinës Veriore, në rastet që njerëzit përqafohen për më shumë se 20 sekonda, çlirohet oksitocinë, ndryshe i njohur si hormoni i dashurisë, dhe si rrjedhojë personi ka ndjenja pozitive dhe rrit besimin që ka ndaj të tjerëve.

Pra, vetëm nëpërmjet një përqafimi do të ndiheni më të lumtur dhe do të keni më shumë besim tek të tjerët.

Përqafimet forcojnë sistemin imunitar, ulin ndjesinë e vetmisë, relaksojnë muskujt dhe rrisin vetëvlerësimin.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top