Psikofakt

October 28, 2017 | 8:00

Nga Adelina Pjetra: FRIKA… e keqja më e madhe e njeriut

Nuk ka asgjë më të keqe se FRIKA.

Frika është edhe më e keqe se kanceri, frika është më e keqe se tortura, është më e keqe se tradhtia dhe madje, frika është edhe më e keqe se vetë vdekja. Megjithëse vetë vdekja mbërthehet nga terrori dhe frika.

Frika arrin të paralizojë të gjithë qenien tënde.

Adelina Pjetra Psikologe Klinike & Terapiste Emdr

Adelina Pjetra
Psikologe Klinike & Terapiste Emdr

Imagjinoni për një moment: një burrë që po ecën natën vonë në një pyll dhe fillon të ketë panik. Ai hiperaktivizohet, sillet rrotull dhe shikon në çdo drejtim. Ai nuk mund të dëgjojë çfarë ka afër tij nga vetë frymëmarrja që ai bën. Zemra e tij rreh shpejt. Ai është i çorientuar dhe ecën rreth e rrotull.

Grabitqarët nga larg e zbulojnë frikën e tij dhe lëvizin për tek ai, brenda tij; ai po krijon realitetin e tij.

Kjo është mënyra se si shumë njerëz kalojnë përgjatë jetës. Ata mbyten në frikëra dhe alarmohen nga çdo e keqe që mund t’u vijë për një vizitë. Çdo gjë në jetë do ju sulmojë nëse e perceptojnë frikën tuaj; kafshët dhe njerëzit, por besimi në vetvete përballon çdo formë të së keqes në këtë botë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top