FB

May 27, 2023 | 7:24

Përse më ndodhin gjithmonë mua?

Keni menduar për një kohë të gjatë se çdo gjë negative ju ndodh vetëm juve? Ndoshta fati po luan me ju? Merrni frymë thellë, sepse nuk është ashtu. Fati i keq nuk ekziston… Është si ligji i Murfit.

Pse më ndodh gjithmonë?

Të gjithëve na ka ndodhur në më shumë se një rast. Fati, ndonjëherë, udhëzon fijet e tij kundër nesh dhe, befas, na prishet makina , mbesim në ashensor, marrim një lajm të keqë nga të afërmit tanë dhe ne e kemi të pa mundur të shkojmë tek ata, nuk arrijmë të shkojmë dot me pushime… Por, pse ne, pse na ndodhin gjithmonë?

Fati i keq (në një farë mënyre) ekziston, ashtu si fati i mirë. Megjithatë, të dyja sferat promovohen nga ne me qasjen tonë mendore, me veprimet dhe disponimin tonë. Herë të tjera, në vend të kësaj, është një shans i thjeshtë që sjell lumturi ose fatalitet.

Nuk tingëllon ironike apo edhe qesharake, ka prova dhe kjo është se ky lloj atribuimi çon në pafuqinë e mësuar klasike. Domethënë, janë ato situata në të cilat njeriu mendon se nuk ka më kontroll mbi asgjë dhe se çfarëdo që të bëjë, do të sjellë gjithmonë të njëjtin rezultat: zhgënjim, gabim dhe vuajtje.

Teoria e atribuimit të Heider-it

Fritz Heider ishte një psikolog austriak i njohur për kontributin e tij në kuptimin e marrëdhënieve ndërpersonale. Qasja e tij lidhej me shkollën Gestalt dhe shpjegimi që ai na dha se përse njerëzit i interpretojnë gjërat ashtu siç i bëjmë ne është interesant. Ai u thellua në aspekte të tilla si sensi i përbashkët dhe ajo fushë e sjelljes njerëzore që ai e quajti psikologji naive.

Tani, çfarë na tha Heider për arsyet pse ndonjëherë mendojmë se çdo gjë e keqe na ndodh neve? Sipas autorit, kjo është për shkak të llojit të atribuimit që ne zbatojmë për ngjarjet që na ndodhin ose që na rrethojnë.

Për shembull, ka njerëz që thonë se janë shumë të pafat në dashuri. Ata përjetojnë gjithmonë zhgënjime, krijojnë marrëdhënie varësie dhe madje bien në dashuri shumicën e kohës me njerëz narcisistë. Pse më ndodh gjithmonë? Ata vajtojnë. Ato përjetime ia atribuojnë fatit të keq, fatit fatal.

Megjithatë, ata rrallë janë në gjendje të bëjnë një ushtrim reflektimi për të kuptuar se, ndoshta, janë ata që janë përgjegjës për këtë. Në fakt, nuk është jeta që i dënon me atë sëmundje dashurie. Në realitet, janë ata që nuk mësojnë nga përvoja.

Ky atribut i jashtëm është ajo që na bën të ndihemi të pambrojtur, duke menduar se gjithçka është jashtë kontrollit tonë.

Mësoni të ndryshoni fokusin

 Ka diçka më të rëndësishme se ajo që na ndodh dhe është mënyra se si ne interpretojmë atë që na ndodh. Çfarë do të thotë kjo? Kjo nënkupton që nëse më pushojnë nga puna, nuk do të më bëjë mirë të qaj dhe të tregoj pse më ndodh gjithmonë, pse kam një varg të tillë fati të keq.

Kjo qasje nuk është e dobishme, nuk ndihmon dhe imobilizon. Për më tepër, na vendos në atë zonë ku ne supozojmë se nuk kemi kontroll mbi atë që na ndodh. Çfarë dobie ka për ne ky lloj të menduari? Absulutisht asgje. Prandaj, duhet ta eliminojmë nga mendja atë vajtim, atë ankesë se pse na ndodhin gjithmonë gjëra të pakëndshme.

Është e vërtetë se ka shumë gjëra që janë jashtë kontrollit tonë. Megjithatë, ka të tjera mbi të cilat ne kemi fuqi: motivimi, qëndrimi, aftësitë, vullneti dhe përkushtimi.

Këta faktorë të fundit mund të lëvizin botën. Le të mos dyshojmë. Brenda nesh ekziston një forcë që na mundëson të punojmë fort për lumturinë dhe mirëqenien tonë. Bëhet fjalë vetëm për të menduar mirë dhe për të eliminuar negativizmin dhe hijen e pambrojtjes.

 

 

 

 

K.M / Burimi  lamenteesmaravillosa

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top