Këndi i të rinjve

September 14, 2018 | 9:36

Përse sfidat dhe stresi në një mënyrë apo tjetër ndikojnë pozitivisht?!

Të gjithë e dimë se sipas studimeve të kryera, arrijmë në përfundimin se, ndodhitë e ndryshme negative apo ato tragjike na rritin emocionalisht.

Nga Erisa Dosti, studente e Psikologjisë, Master

Nga Erisa Dosti, studente e Psikologjisë, Master

Këto emocione, sidomos zemërimi, na nxisin motivimin për të arritur diçka ose për mos të ndalur deri në rezultatet që duam. Në përkufizimin e psikologjisë pikërisht këto ndjenja negative na bëjnë njeri më të fortë, më te përballueshëm.

Prandaj edhe fëmijëve duhet t’u japim kurajë për mos t’u dorëzuar përballë sfidave jetësore. Atyre u duhet të përballen me stresin, ndaj duhet të punojmë shumë me ta për të balancuar emocionet e tyre.

1

Për shembull, nëse ata nuk veshin dot këpucën e djathtë në këmbën e djathtë, prindërit nuk duhet t’ua veshin vet, por t’i mësojnë duke i inkurajuar se, po ata munden ta bëjnë vet këtë gjë: “Të shohim nëse mund ta provojmë sërish bashkë”. Me këto fjalë drejtuese, fëmija do jetë ne gjendje që ti vesh vet këpucet ne këmben e duhur! Pra,prindi duhet t’ua ilustrojë me fjalë se si duhet por ai/ajo tashmë po e bën vet dhe kjo tregon mosdorëzimin e tyre edhe në situatat më të thjeshta!

Kështu këmbëngulja do t’u japë një mësim të vlefshëm për gjithë jetën. Ata do të mësojnë përballimin e streseve, zemërimeve, frustrimeve, duke filluar nga situatat më të thjeshta në vegjëli.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top