Këshilla & Arsye

May 19, 2020 | 8:09

Përse të largohesh nga njerëzit negativë përmirëson shëndetin

 

A ju ka ndodhur të zgjoheni plot energji, me humor të mirë, i lumtur me jetën tuaj dhe keni takuar dikë në rrugë që ju “rrëzon” në tokë duke ju veshur me negativitet që ju zgjat gjithë ditën?

Në mënyrë tipike këta janë njerëz që ankohen, që ju tregojnë të gjitha problemet e tyre ose që vënë në dyshim kuptimin e çdo nisme tuaj.

Apo ndoshta ka ndodhur ndonjëherë të keni qenë ju ai që keni infektuar të tjerët negativisht?! Pa e kuptuar, edhe ju mund të jeni ankuar për diçka ose ndoshta jeni ndjerë të zemëruar për të transformuar gjendjen shpirtërore të njerëzve që janë afër jush?!

Ne qeniet njerëzore jemi kafshë shoqërore, ndikojmë dhe infektohemi në një mënyrë shumë të thellë në një nivel emocional.

Studime të shumta kanë theksuar se si sjellja jonë i nënshtrohet ndikimit të të tjerëve. Studiuesit Nicholas Christakis dhe James H. Fowler krijuan termin infektim shoqëror për të theksuar se si sjelljet përhapen në rrjetet sociale në një mënyrë të ngjashme me fenomenin e ngjitjes nga bakteret apo viruset.

Kushtet mjekësore të tilla si mbipesha, e cila është e lidhur ngushtë me sjelljet specifike të përshtatura nga personi me kalimin e kohës, përhapet shumë qartë në rrjetet sociale deri në atë pikë saqë të kesh një mik të shëndoshë, rrit ndjeshëm rrezikun e të qenit obez.

Njerëzit që qëndrojnë pranë nesh, na kushtëzojnë, me vetëdije ose pa vetëdije, sjelljet tona, zgjedhjet dhe mbi të gjitha humorin tonë.

1

Kjo bëhet veçanërisht e dukshme kur kemi nevojë për ngarkesë dhe pozitivitet për të përballuar një sfidë ose një ndryshim dhe në vend të kësaj marrim vetëm dyshime, negativitet dhe pesimizëm nga të tjerët.

Ne duhet të jemi nën kontrollin tonë, sepse shumë shpesh tendenca jonë për të hequr dorë është e diktuar nga konteksti dhe njerëzit që i frekuentojmë, se sa nga ndjenja jonë personale për të mos pasur burime të mjaftueshme.

Ne njerëzit i nënshtrohemi vlerësimeve jo-objektive të mjedisit si pozitivisht ashtu edhe negativisht. Ndonjëherë mashtrohemi se asgjë nuk mund të na ndodhë, se sëmundjet prekin gjithmonë të tjerët, se asgjë nuk mund të na bëjë keq. 

Në kohë të tjera, në vend të kësaj, shohim gjithçka të errët dhe të zezë dhe imagjinojmë se të gjitha llojet e fatkeqësive janë të afërta. Prandaj nuk jemi shumë të qëndrueshëm në gjykime, në humor dhe në këndvështrimin që ne përvetësojmë drejt jetës, dhe për këtë arsye jemi jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj stimujve që na vijnë nga të tjerët.

 

Çfarë ndodh kur largoni njerëzit negativë?

Largimi i njerëzve negativë çon në përfitime të menjëhershme:

Filloni të mendoni pozitivisht

Ndiheni më mirë fizikisht

Je më i lumtur dhe përçoni lumturi

Ndaloni së ankuari dhe pranoni sfidën

Njeh njerëz të rinj me të cilët rriteni së bashku

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi filippo-ongaro.com 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top