FB

October 23, 2024 | 7:25

Përse zhvillohet narcizmi tek fëmija?

Është fëmija juaj duke i kushtuar shumë pak rëndësi asaj që ju apo të tjerët thonë? Mos mendoni se ka të bëjë me një mënyrë “moderne” të vepruarit të tij, mendoni se mund të jetë edhe më serioze se kaq.

1

Ka disa shanse që fëmija juaj të ketë prirje për sjellje narciste!

Kjo zakonisht ndodh kur fëmija arrin moshën e adoleshencës (nuk përjashtohet mundësia të ndodhë edhe më parë) dhe karakterizohet nga menaxhimi jo i mirë i emocioneve duke e kosnideruar veten gjithmonë më lart se fëmijët e tjerë. Këta fëmijë të prekur nga ky problem kanë sjellje të ndryshme nga të tjerët dhe të papritur, por ju duhet të dini se kanë nevojë për shumë dashuri dhe kujdes.

Disa nga sjelljet tipike të fëmijës do të jenë:

  • Kanë nevojë të vazhdueshme dhe shumë të theksuar për vëmendje. Duan pra të jenë gjithmonë në qendër të vëmendjes;
  • E konsiderojnë veten superior ndaj të tjerëve;
  • Gjithmonë mburren dhe duan ta mburrni për arritjet e tyre;
  • Duan të trajtohen nga të gjithë si special;
  • Lëndohen me lehtësi dhe bëhen tepër emocionalë;
  • Kanë sjellje arrogante ndaj të tjerëve;
  • Nuk e kanë të zhvilluar ndjenjën e empatisë. Pra nuk e vendosin asnjëherë veten në vendin e tjetrit;
  • Besojnë në ambicje jo realiste dhe shqetësohen në më të shumtën e kohës për fantazitë dhe trillimet e tyre.

Duhet të dini se edhe pse fëmija do të duket sikur ka shumë besim të ekzagjeruar tek vetja, do të ketë tepër pasiguri. Sjellja e tillë shpesh mbulon dobësitë e tij.

Përse mund të zhvillohet narcizmi tek një fëmijë?

Mendohet se kjo vjen nga:

  • Qëndrimi në një ambient që nuk ofron kushtet e duhura për zhvillim të mirë të tij;
  • Nëse ju prisni nga fëmija standarte të larta pa e marrë në konsideratë kapacitetin e tij intelektual;
  • Nëse ju nuk i tregoni dashuri;
  • Nëse ju e mbivlerësoni fëmijën tuaj duke e bërë atë të ndihet superior ndaj të tjerëve;
  • Nëse abuzoni me fëmijën tuaj dhe i shkaktoni trauma.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top